Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar, siç u shpreh ajo, si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë.
Presidentja Vjosa Osmani këtë e quajti ngjarje historike, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë.

“Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë! Mbrëmë shënuam përvjetorin e kësaj ngjarjeje historike, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë”, ka shkruar Osmani.


