KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partia Guxo: Gazmend Muhaxheri i bëri dy deklarata skandaloze e të dëmshme për vendin, LDK-ja po hesht
Politikë

Partia Guxo: Gazmend Muhaxheri i bëri dy deklarata skandaloze e të dëmshme për vendin, LDK-ja po hesht

Kosova News
Kosova News 22:30 -09/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia GUXO e drejtuar nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ku sipas saj, janë skandaloze dhe të dëmshme për Republikën e Kosovës.

Në reagim thuhet se deklarata e Muhaxherit se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”, janë në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre.

“Partia GUXO i dënon ashpër këto qëndrime johistorike, antishqiptare dhe kundërshtetërore të Gazmend Muhaxherit, me të cilat ai dhe bashkëmendimtarët e tij barazojnë ish pushtetin okupator e gjakatar serb të Millosheviqit në Kosovë me veprimet ligjore të organeve të shtetit të Kosovës ndaj kriminelëve dhe shkelësve të ligjit në Kosovë”, thuhet tutje në reagim.

Reagimi i plotë i GUXO:

Brenda një harku të shkurtër kohor Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK dhe kryetar i Komunës së Pejës, ka bërë dy deklarata jo vetëm skandaloze, por edhe jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, duke lënduar rëndë ndjenjat e secilit qytetar të Kosovës, i cili Kosovën e ndien shtet të vetin dhe i cili është angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës përmes rezistencës civile apo përmes luftës.

Para disa muajsh Muhaxheri pati deklaruar se “Qeveria Kurti po i diskriminon serbët e veriut të Kosovës sikur që Millosheviqi bënte me shqiptarët e Kosovës në vitet e ‘90”.

Kjo deklaratë tij skandaloze, e dëmshme dhe tepër e rrezikshme për Kosovën kaloi pa u vënë re dhe në heshtje nga mediat publike dhe nga subjektet politike të Kosovës. Madje nuk u kundërshtua, ashtu si e meriton, as nga organet shtetërore të Kosovës.

Për më tepër partia e tij, LDK, këtë e kaloi në heshtje. Kjo heshtje e LDK, për këtë deklaratë të papranueshme të nënkryetarit të vet, s’ka se si të lexohet ndryshe vetëm se si tumirje e qëndrimeve të Muhaxherit, të cilat janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën, bien ndesh me ligjet e vendit dhe me përcaktimet politike dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Qëndrimet e tilla bien ndesh edhe me të gjitha qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare, e cila për shkak të krimeve gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, ndërmori fushatën e bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi, gjë që çoi në çlirimin përfundimtar dhe më pas edhe në pavarësinë e Kosovës.

Deklarata që tash e bëri sërish “super Gazi” se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”, është në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre.

Këto dhe deklarata të tjera të Gazmend Muhaxherit shtrembërojnë të vërtetat historike, mohojnë krimet serbe në Kosovë dhe prandaj cenojnë rëndë sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Ato duhet të jenë objekt i trajtimit nga organet e drejtësisë.

Partia GUXO i dënon ashpër këto qëndrime johistorike, antishqiptare dhe kundërshtetërore të Gazmend Muhaxherit, me të cilat ai dhe bashkëmendimtarët e tij barazojnë ish pushtetin okupator e gjakatar serb të Millosheviqit në Kosovë me veprimet ligjore të organeve të shtetit të Kosovës ndaj kriminelëve dhe shkelësve të ligjit në Kosovë.Partia GUXO ka humbur çdo lloj shprese që në strukturën drejtuese të LDK-së të ketë mbetur diçka sado e vogël nga ideja burimore e LDK-së për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të Kosovës. Distancimi nga LDK-ja e dikurshme shprehet më së qarti në “Rrugën e Re” të proklamuar.

Mirëpo Partia GUXO pret nga anëtarësia e LDK-së, e atyre që ende nuk e kanë humbur besimin në ato tri shkronja, të reagojë ashpër ndaj këtyre qëndrimeve të vazhdueshme antikombëtare dhe sulmeve ndaj vet shtetit të Kosovës dhe themeleve të tij të Gazmend Muhaxherit, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i komunës së Pejës si dhe miratimit në heshtje të tyre nga lidershipi i LDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 09/06/2024 09/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Holanda shkatërron Suedinë, Zeneli debuton në Botërorin 2026
21:12 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?