KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Organizatat për të Drejtat e Njeriut i shkruajnë letër Osmanit dhe Konjufcës: Demokracia është në rrezik
Politikë

Organizatat për të Drejtat e Njeriut i shkruajnë letër Osmanit dhe Konjufcës: Demokracia është në rrezik

Kosova News
Kosova News 19:18 -09/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Refuzimi i Kuvendit të Kosovës për të pranuar Raportin Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2022 ka nxitur shqetësime në Rrjetin Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Ata janë drejtuar me një letër presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, duke i bërë thirrje që të sigurojë respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rajonale të aplikueshme për institucionet kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe organet e barazisë si Avokati i Popullit.

Me të njëjtën letër, i janë drejtuar edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.“Përputhja e plotë me parimet e Parisit dhe organet e pavarura të Barazisë janë shtylla e të Drejtave të Njeriut, demokracisë dhe shtetit të së Drejtës, të cilat luajnë një rol vendimtar në sigurimin e zbatimit të të drejtave themelore në nivel kombëtar.

Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së i njohin këto institucione si akterë themelorë për balancimin e pushteteve në vend dhe për garantimin e respektimit të shtetit të së Drejtës, demokracisë dhe të drejtave themelore”, thuhet ndër të tjera në letër e Rrjetit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Më tutje në këtë letër thuhet se legjislacioni i Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës përfshinë dispozita që raporti vjetor të prezantohet dhe diskutohet në seancën plenare të Kuvendit.”Refuzimi i raportit përbën precedent shqetësues për ndërhyrje të padrejtë në gjetjet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Është gjithashtu shqetësuese për besimin e publikut në institucionin, i cili luan një rol vendimtar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të individëve në Kosovë dhe aktualisht gëzon një nivel shumë të lartë të besimit dhe vlerësimit popullor”, thuhet në letër.

Në letrën e Rrjetit Evropian për të Drejta të Njeriut theksohet se një nga kërkesat themelore të Parimeve të Parisit është që një Institucion Kombëtar i të Drejtave të Njeriut duhet të jetë në gjendje të veprojë i pavarur nga ndërhyrjet politike.

Më pas përmenden edhe parimet e Venecias, ku theksohet se raportet vjetore duhet të merren parasysh siç duhet nga autoritetet.“Pavarësia e këtyre institucioneve është përcaktuar edhe në Direktivat e BE-së 2024/1499 dhe 2024/1500, të cilat vendosin standarde minimale për Organet e Barazisë.

Shteteve Anëtare u kërkohet të miratojnë masa për të siguruar që Organet e Barazisë të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime të jashtme. Gjithashtu, këto institucione nuk duhet të kërkojnë apo marrin udhëzime nga Qeveria apo nga ndonjë subjekt tjetër publik apo privat gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, ku përfshihet edhe përgatitja e një raporti vjetor të veprimtarisë”, thuhet në letër.

Mes tjerash, Rrjeti Evropian për të Drejta të Njeriut në këtë letër shprehen të shqetësuar pasi që ky zhvillim mund të dëmtojë hapësirën që Ombudspersoni të kryejë punën e tij në mënyrë efektive dhe të pavarur.

Madje kanë edhe një thirrje për institucionet e Kosovës.“Qeveria dhe Parlamenti në Kosovë, si të gjitha qeveritë dhe parlamentet në nivel global, kanë për detyrë të sigurojnë që institucionet që monitorojnë shtetin të mbrohen nga ndërhyrjet.

Këto institucione duhet të jenë të lira për të ushtruar mandatin e tyre për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, barazinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në letër.

Ditë më parë në emisioni Politiko, avokati i Popullit, Naim Qelaj, kishte folur për kritikat e refuzimin e Kuvendit për raportin e këtij insitucioni. Teksa një veprim të tillë të Kuvendit, edhe vet Qelaj e kishe cilësuar si ndërhyrje.Kishte qenë Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza e cila kishte kritikuar punën e avokatit të popullit, duke thënë se puna e tij nuk ka dhënë rezultate, në bazë të përgjegjësive që i dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga Ligji për Avokatin e Popullit.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 09/06/2024 09/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Haxhiu dekoron senatoren Ernst: Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës
14:37 -11/08/2026
Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?