KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Qëndrimi i Borrellit ka qenë joparimor ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë
Politikë

Ministrja Gërvalla: Qëndrimi i Borrellit ka qenë joparimor ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 14:56 -09/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Bashkimit Evropian për deeskalim të situatës në veri. Ajo ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen, porse nuk është shumë optimiste për shkak të “qasjes joparimore” të përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell. 

“Shpresoj se më në fund e bëjnë hapin e duhur para se të zëvendësohen këto institucione nga të tjerat që dalin nga vota që presim së shpejti. Mirëpo, me ato që kemi parë deri tani, si ka qenë trajtimi i padrejtë i Kosovës në raport me shkeljet e Serbisë në procese, nuk është se kam pritje të mëdha…Joparimor ka qenë qëndrimi i Borrellit në përgjithësi ndaj temave mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk është se kam pritje të larta në hapat e fundit që mund dhe duhet të ndërmerren. Ato masa kanë qenë objekt i një negocimi të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi me emisarin Miroslav Lajçakun në Bratislav…Jo vetëm që janë përmbushur ato pesë pika për të cilat janë kuptuar, por janë mbi përmbushur shumëfish, prandaj nuk e di çfarë të them”, ka thënë Gërvalla për “KosovaPress”. 

Skeptik për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është edhe njohësi i integrimeve evropiane, Dritëro Arifi.

Sipas tij, BE-ja mund ta vazhdojë status-qoun e masave për shkak të hapave të fundit të qeverisë në lidhje me “dinarin” dhe shpronësimet në veri.

“Masat të largohen se janë të padrejta. Por kam frikë se mund të vazhdohet një status-qou pikërisht për hapat që i ka marrë qeveria së fundmi. Me shpronësimin e tokave dhe çështjen e dinarit. Është një jokonsistencë e qeverisë në raport me BE-në dhe kam frikë që mund të kemi inati që mund të mbesin dhe të përfshihen në raport. Por shpresojmë që BE-ja do të përmirësojë atë që ka bërë gabim gjatë muajve të kaluar dhe të propozojë që hiqen masat”, deklaron Arifi.

Borrell pritet të dorëzojë javën e ardhshme raportin lidhur me hapat që ka bërë Kosova në përmbushje të kushteve për shtensionim të situatës në veri. Nga Ky raport  varet nëse do të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës. 

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës kur Kosova dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Gjithashtu lexoni:

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Abdixhiku: Strukturat e LDK-së nuk bien pre e propagandës anti-LDK

Kosova News 09/06/2024 09/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?