KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ngritja e temperaturave – AUV-i kërkon nga qytetarët të kenë kujdes me këto produkte ushqimore
Shëndetësi

Ngritja e temperaturave – AUV-i kërkon nga qytetarët të kenë kujdes me këto produkte ushqimore

Kosova News
Kosova News 18:49 -08/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bën thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ushqimet sidomos tash që temperaturat janë ngritur.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi në një intervistë, ka thënë se konsumatorët gjithmonë duhet shikuar datën e skadencës, dhe po ashtu kushtet e ruajtjes së produktit.

“Secili konsumator, kur e blen një produkt, gjithmonë duhet ta shikojë datën e skadencës, ta lexojë përmbajtjen apo etiketën e produktit dhe në të shkruan edhe kushtet e ruajtjes, apo temperaturat në të cilat duhet të ruhet ai produkt. Gjithmonë, ruajtja do të duhet të bëhet në temperaturën që është në etiketën e produktit. Në qoftë se produkti dëshiron të jetë i sigurt deri në datën e skadencës, në qoftë se nuk është ruajtur në kushte adekuate, atëherë data e skadencës nuk ka vlerë, sepse produkti është kontaminu nga një faktor tjetër”, është shprehur ai.

Gjithashtu, Thaçi tha se konsumatorët duhet të bëjnë kujdes edhe gjatë ruajtjes së ushqimeve në shtëpitë e tyre, ku përfshihet edh higjiena në kuzhinë, në mënyrë që mos të vijnë deri të kontaminimi i produktit.

Thaçi po ashtu tregoi se si duhet ruajtur produktet e mishit dhe ato të qumështit.

“Në sezonin e verës, të gjitha produktet me origjinë shtazore, qumështi nënproduktet dhe qumështi mishi nënproduktet e mishit gjithmonë kërkojnë kushte frigoriferike të ruajtjes. Në qoftë se janë të freskëta, temperaturat duhet të jenë deri në katër gradë, në qoftë se janë të ngrira, duhet të jenë nën minus tetëmbëdhjetë gradë celsius dhe gjithmonë ato janë të shënuara në tiketë. Tash secili produkt është e kategorisë së veçantë dhe e ka specifikume temperaturën e ruajtjes dhe qytetarët duhet të bëjnë kujdes”, bëri të ditur ai.

Po ashtu, ai tha se konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm kur blejnë produktet ushqimore, që mos t’i lenë në vetura, pasi tash janë temperaturat e larta dhe mund të kontaminohen produktet në afat shumë të shkurtër kohor.

Në intervistë, ai tha se kur produktet nuk plotësojnë kriteret për tregtim, atëherë konfiskohet produkti.

“Në secilin rast, kur një produkt nuk i plotëson kriteret ligjore për tregtim, fillimisht konfiskohet, ndalohet për qarkullim pastaj asgjësohet. Dhe ndaj secilit person, qoftë ai fizik apo juridik, i cili vendos në treg produkte të dyshimta gjithmonë iniciohet fletëparaqitje për gjykatë dhe pastaj gjykata është ajo që vendos për masën apo lartësinë, peshën e dënimit që do ta shqiptojë ndaj palës. e  ndaj të cilës iniciohet procedura”, theksoi ai.

Tutje, ai tha se në secilin rast, kur ekipa inspektuese vlerëson se operatori ekonomik nuk i plotëson kushtet minimale për të operuar për veprimtarinë, të cilën është duke ushtruar operim ekonomik , atëherë menjëherë vendoset mbyllja e përkohshme e atij operatori.

Thaçi gjithashtu ka treguar se ushqimet në Kosovë kontrollohen njëjtë si në vendet e rajonit dhe BE-së./Telegrafi

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 08/06/2024 08/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?