Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, u sulmua nga një burrë në Kopenhagë të premten.
“Kryeministrja Mette Frederiksen u godit nga një burrë të premten në mbrëmje në Kultorvet [sheshin publik] në Kopenhagë. Burri u arrestua më pas”, deklaroi zyra e kryeministres.
Pak orë më vonë, sulmuesi u arrestua nga policia.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar kryeministri Albin Kurti.
Kurti thotë se gratë përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike.
Sipas tij, ky sulm kërcënon rëndë edhe demokracinë.
“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportimet se kryeministrja daneze Mette Frederiksen u sulmua sot në Kopenhagë. Kjo ngjarje shqetësuese vjen mes dhunës dhe tensionit në rritje përpara zgjedhjeve të BE-së. Figurat politike, veçanërisht gratë, përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike, duke theksuar kërcënimin e rëndë ndaj demokracisë që përfaqësojnë sulme të tilla. I urojmë kryeministres Frederiksen shërim të shpejtë dhe të plotë gjatë kësaj kohe sfiduese” shkroi Kurti.
Danimarka do të votojë në zgjedhjet e Bashkimit Evropian të dielën.
Sulmi ndaj Frederiksen vjen disa javë pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, u qëllua, në atë që ishte përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik evropian, për më shumë se 20 vjet.