KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama prezenton projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”, opozita e quan shpërfaqje të mospunës së kryetarit
Lajme

Rama prezenton projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”, opozita e quan shpërfaqje të mospunës së kryetarit

Kosova News
Kosova News 21:06 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me disa nga drejtorët, kanë mbajtur sot konferencë tërë ditore për ta prezantuar punën dhe projektet që janë duke u realizuar nga Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit. Por, opozita në kryeqytet, prezantimin e sotëm më shumë po e shohin si shpërfaqje e mospunës së Ramës.

Përgjatë 24 orëve ne Prishtinë hyjnë 140 mijë makina, prej tyre 13 mijë vetëm gjatë orëve kulmore, nga të cilat 9 mijë qarkullojnë vetëm në unazën e brendshme. Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë prezantimit të projektit Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit. Rama shtoi se mbingakesa në trafik është një telash i madh, për të cilin kërkohet zgjidhje.

“Projektet p.sh., për çerdhet, për shkollat nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit një numër të madh jemi duke i ndërtuar paralelisht, tash janë 7 shkolla të ndryshme në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Jemi duke punuar me drejtoreshën e arsimit edhe për  arsimin tërë ditor në 5 shkolla tash. Të gjitha këto patjetër do të kenë një impakt pozitiv në përmisimin e trafikut në kryeqytet”.

“Në qoftëse e shikojmë problemin e trafikut të qytetit të Prishtinës, nuk e shohim vetëm veturën, duhet me qenë korrekt dhe të qartë sepse kemi edhe këmbësor, kemi edhe çiklista, kemi edhe pjesëmarrës të transportit publik. Cka është më e rëndësishmja edhe cka duhet me theksu, ne nuk po e ndalojmë qasjen në qendër të qytetit të Prishtinës, ne vëtm po riorganizojmë diçka ku edhe ai qytetar që është skeptik, ka me pa që shumë më shpejt ka me mbrri shkollën ose obligimet ditore që i ka”, tha Ramadan Duraku, bashkëpunëtor në zyrën e arkitektit të kryeqytetit.

Asamblistët nga opozita në kryeqytet, prezantimin e sotëm më shumë e shohin si shpërfaqje e mospunës së Ramës.

“Projketi i Arkitektit të Kryqytetit tash e sa kohë është tek krimet ekonomike. Në asnjë moment asnjëherë nuk jemi kundër zhvillimit të qytetit, kundër bllokimit të projketeve, por jemi kundër abuzimit me mjete të qytetarëve. Komuna e Prishtinës ka pasë dhe ka arkitekt, ka mund të rritet numri i tyre në mënyrë që të bëjnë projkete aty ku duhet dhe ato projkete të cilat janë buxhetuara. Tani ne kemi një zyrë arkitekturore e cila vazhdimisht prodhon projekte për të cilat paguhet me shuma marramendëse  ndërkohë që në nuk kemi implementim të këtyre projketeve në praktik“, tha Gëzim Sfeçla, asamblist i LVV-së.

“Nga buxheti i taksapaguesve të kryeqytetit janë paguar rreth 3 milion euro për faturat, për shërbimet të cilat ende nuk i kemi parë nga Arkitekti i Kryeqytetit. Mendoj që vlera e këtyre faturave e cila veç është paguar që është rreth 3 milion euro, sikur të kishte shkuar në ndërimin e rreth 3 shkollave ose 3 çerdheve, të paktën ato do t’i kishim në terren. Por e vërteta është që ato tashmë nuk i kemi, as 3 shkolla e as 3 çerdhe e as 3 milion euro në buxhetin e kryeqytetit”, deklaroi Granit Geci, asamblist i PDK-së.

Në këtë konferencë u prezantua edhe Bulevardi Qendror i Qytetit, i cili u cilësua si boshti i kryeqytetit. Rama prezantoi mbikalimet për të cilat tashmë ka nisur procesi i tenderimit, në mesin e tyre edhe atë që lidh Lagjen Arbëria me Pallatin e Rinisë.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?