KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja humb shumicën në bastion, Kuvendi Komunal i Drenasit shkarkon kryesuesin
Politikë

PDK-ja humb shumicën në bastion, Kuvendi Komunal i Drenasit shkarkon kryesuesin

Kosova News
Kosova News 19:31 -06/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me iniciativën e pesë asamblistëve të pakënaqur të PDK-së, të cilët janë mbështetur edhe nga pjesa më e madhe e opozitës, është shkarkuar kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit. Pas këtij zhvillimi kryetari Ramiz Lladrovci e ka humbur edhe zyrtarisht shumicën në Kuvendin e Komunës që ka qenë bastion i PDK-së

Partia Demokratike (PDK) edhe zyrtarisht ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal të njërit prej bastioneve të saj.

Me nismën e pesë asamblistëve të pakënaqur të PDK-së, Kuvendi Komunal i Drenasit shkarkoi të enjten edhe kryesuesin Milaim Hajdari, që i përket po kësaj partie.

Nisma u mbështet nga Demokratët për Drenasin, Vetëvendosje dhe Iniciativa Green për Drenasin. 

E, në seancë munguan protagonisti Hajdari, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, asamblistët e tjerë të PDK-së dhe dy të Lidhjes Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në mungesë të kryesuesit mbledhja u drejtua nga asamblisti më e vjetër, verifikimi i të cilit mori kohë.
Gati me 30 minuta vonesë seanca nisi e kryesueses herë pas here i duheshin instruksione si ta kryente punën.

Arigon Sinani është nga asamblistët e pakënaqur të PDK-së, që arsyetoi kërkesën për shkarkim të kryesuesit.

“Mosruajtja e kompaktësisë së Kuvendit. Kryesuesi ka dështuar që të sigurojë një atmosferë bashkëpunuese brenda këtij kuvendi. Ky mosbashkëpunim ka ndikuar negativisht në efektet dhe funksionalitetin e Kuvendit. Moszbatimi i Rregullores së Kuvendit veçanërisht gjatë numërimit të votave”, ka thënë Sinani.

Para votimit, përfaqësues të grupeve të asamblistëve e arsyetuan mbështetjen e propozimit.
Marigona Bazaj, asambliste e Demokratëve për Drenasin, subjekt politik më i madhi opozitar në Kuvendin Komunal, ka thënë se kryesuesi nuk e ka përmbushur detyrën që ia përcakton ligji.

“Duke iu referuar rregullores së punës së asamblesë dhe ligjit për qeverisje lokale, konsiderojmë se kryesuesi aktual i Asamblesë, zotëri Milaim Hajdari, nuk e ka përmbushur detyrën për të cilën është zgjedhur. Kërkojmë që të bëhet shkarkimi i tij”, ka thënë ajo.

E, Egzona Tërdevci, shefe e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një akuzë në drejtim të tashmë ish-kryesuesit.

“Z. Hajdari ka lejuar vazhdimisht sjellje joetike dhe sulme në baza personale të kryetarit të komunës ndaj ne asamblisteve. Unë personalisht jam sulmuar nga kryetari, në baza personale dhe seksiste e kryesuesi nuk ka reaguar. Duke marrë parasysh të gjitha këto shkelje, ne pajtohemi plotësisht që zoti Hajdari nga sot të mos jetë kryesues në Kuvendin Komunal në Drenas”, ka thënë Tërdevci.

Edhe Arbër Halilaj, asamblist i subjektit politik “Green për Drenas”, ka përmendur këtë fakt, si arsye për ta mbështetur nismën për këtë shkarkim.

“Kryesuesi nuk ka treguar aftësinë për të ushtruar kompetencat e pozitës pa ndikime anësore dhe nuk ka njohur dhe zbatuar strikt rregulloren e punës që është një nga kërkesat dhe pritshmëritë bazike të detyrës. Tolerimi i gjuhës së papërshtatshme”, ka thënë Halilaj.

Pas vështirësive të tjera në udhëheqje të seancës, kryesuesja hodhi në votim  shkarkimin e Hajdarit, i cili u bë me 16 vota për dhe pa vota kundër e abstenim.

Kryesuesi i deritashëm, Milaim Hajdari, nuk iu përgjigj pyetjeve të KOHËS përkitazi me akuzat që iu bënë në Kuvendin Komunal, gjatë diskutimit përpara se të votohej shkarkimi.

Në këtë seancë asamblistë të Vetëvendosjes kërkuan shkarkimin ose dorëheqjen edhe të nënkryetarit të Komunës, Arben Shala, pasi thanë se më 30 maj i ndau dëshmorët kur udhëhoqi delegacionin e Komunës në përvjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt.

Tërdevci tha se veprimi u bë për shkakun se djali i dëshmorit Halilaj është asamblist i Vetëvendosjes.
“Lulet e blera e të planifikuara për dëshmorin Ragip Halilaj u kthyen prapë në Drenas, sepse nënkryetari i Komunës, zotëri Arben Shala, nuk e tejkaloi dot inatin personal që ka pse djali i dëshmorit mendon ndryshe nga ai dhe bashkëpartiakët e tij”, ka thënë ajo.

U paralajmëruan hapa deri në shkarkim të tij, nëse kryetari Lladrovci nuk merr masa ndaj Shalës.

Ndërkaq në një reagim në Facebook, Shala ka mohuar çdo pretendim ndaj tij. Sipas tij, të gjitha deklaratat nga Vetëvendosje “janë qëllimkëqija, të pabazuar dhe me logjikë përjashtuese”. Ai ka mohuar se bën dallime të heronjve e akuzat ndaj tij i ka quajtur shpifje.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 06/06/2024 06/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Tue
31 °C
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje
15:04 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?