Është pezulluar sërish tenderi për renovimin e Stadiumit të Qytetit të Gjilanit. Vendimi është marrë sot nga zyrtari përgjegjës i prokurimit.
Sipas vendimit të publikuar në e-Prokurorim, arsyeja e pezullimit të këtij aktiviteti të prokurorimit është pas ankesës nga Grupi i Operatorëve Ekonomik, i kryesuar nga ekonomik i kryesuar nga “EURO CONSTRUCTION”.
“Pezullohet aktiviteti i prokurimit me titull “Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjiilanit”…Për hapat e tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe do të publikohet për të gjitha palët në platformën elektronike…”, thuhet në vendim .



