KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Conte, trajner i ri i Napolit
Sport

Conte, trajner i ri i Napolit

Kosova News
Kosova News 12:31 -05/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Antonio Conte është trajner i ri i Napolit, kampionit të Italisë nga viti i kaluar. Marrëveshja është firmosur të mërkurën, ndërsa tekniku i njohur do të jetë në krye të skuadrës deri më 30 qershor të vitit 2027.

Pjesë e Napolit është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

“Jam shumë krenar që trajner i ri i Napolit është Antonio Conte. Është top-trajner, lider, me të cilin jam i sigurt që rithemelimi mund të filloi, pas kompletimit të ciklit që na dërgoi te titulli në Serie A dhe shumë edicioneve në krye të futbollit italian. Sot nis një kapitull  i rëndësishëm në histori të Napolit”, ka thënë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Conte po ashtu është shprehur i lumtur. Ai bëri një premtim.

“Napoli është vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i entuziazmuar nga ideja për t’u ulur në stolin e kaltër. Mund të premtoj një gjë: do të bëj çdo gjë për ta rritur ekipin dhe klubin. Përkshtimi im, së bashku me stafin, do të jetë i plotë”, ka thënë Conte.

54-vjeçari ishte ikonë e Juventusit si futbollist. Si trajner ka drejtuar Arezzon,  Barin, Atalantan, Sienan, Juventusin, Chelsean, Interin, Tottenhamin dhe përfaqësuesen e Italisë.

Ka fituar trofe me Juventusin, Chelsean dhe Interin, ndërsa është prej trajnerëve më të vlerësuar italianë.

Napoli në edicionin e kaluar kishte telashe të shumta me trajnerë. Me Conten synon kthimin në majën e futbollit në Itali.

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Kosova News 05/06/2024 05/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?