KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndryshohet rregullorja, gjuha rome bëhet zyrtare në Prizren
Lajme

Ndryshohet rregullorja, gjuha rome bëhet zyrtare në Prizren

Kosova News
Kosova News 19:06 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të martën njëzëri kanë votuar për miratimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përdorimin e gjuhëve në Komunën e Prizrenit, për të përfshirë në dispozitat e këtij akti edhe gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar.

Propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores është prezantuar para anëtarëve të Kuvendit nga udhëheqësi i Njësisë për komunikim me publikun, Ymer Berisha.

“Projekt-rregullorja është ndryshuar në një nen, e kemi shtuar një fjali, ku gjuha rome është gjuhë zyrtare në përdorim”, ka thënë Berisha.

Ai ka përkujtuar se vendimi për gjuhën rome si gjuhë në përdorim zyrtar është aprovuar më herët në këtë organ dhe se me ndryshimin e plotësimin e rregullores përmbyllet vendimmarrja administrative lidhur me këtë çështje.

“Me vendimin e sotëm qytetarët e komunitetit rom mund ti drejtohen Komunës së Prizrenit me kërkesën për përkthimin e dokumenteve në gjuhën rome. Komuna e Prizrenit me kujdesin maksimal, human dhe etik ka zhvilluar të gjithë procedurat dhe kjo e sotit është e fundit, dhe kështu e përmbyllim vendimmarrjen administrative për qytetarët romë dhe e kam kënaqësinë që të kërkoj nga ju që vota të jetë unanime për arsye të qëllimit që është shumë i mirë”, ka deklaruar Berisha.

Anëtari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Karanfil Haxhillari duke shprehur mirënjohje për angazhimin e aktivistëve të komunitetit rom lidhur me këtë cështje, ka theksuar se subjekti i tij përkrah ndryshimin e rregullores meqë komuniteti rom e pasuron koloritin e komuniteteve në Prizren.

Kolegu i tij opozitar, Islam Thaqi (LVV) duke shprehur përkrahjen për këtë vendimmarrje ka bërë thirrje që organet komunale ti zbatojnë dispozitat e rregulloreve që miratohen në Kuvendin e Komunës.

Pas diskutimeve vendimi është miratuar njëzëri nga 27 anëtarët e pranishëm në seancë.

Ndërkaq aktivisti nga radhët e komunitetit rom, Fatmir Menekshe është shprehur i kënaqur me formalizimin administrativ të gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar në Komunën e Prizrenit. “Falënderoj të gjithë kuvendarët që votuan pro ndryshimit dhe plotësimit të Rregullores për përdorimin e gjuhëve. Gjithashtu edhe Ekzekutivin e Komunës së Prizrenit për bashkëpunimin e ofruar si dhe aktivistët e komunitetit rom dhe të koalicionit ad-hoc për angazhimin e tyre”, ka thënë Menekshe.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit në fund të vitit 2022 pat miratuar vendimin për njohjen e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar.

Gjithashtu lexoni:

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë
11:15 -16/07/2026
“Pres më shumë”, Sveçla i reagon Shqipërisë për qëndrimin ndaj Serbisë
11:12 -16/07/2026
Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?