Ismet Munishi është zyrtarizuar si trajner i Dukagjinit të martën, ka njoftuar klubi klinas në Facebook.
Dukagjini tha se Munishi ka premtuar punë dhe përkushtim maksimal.
“Klinë, më 4 qershor 2024, sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoi se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës”, thuhet në njoftimin e klubit.


