KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bellingham, ylli që mund t’i japë fund pritjes së gjatë të Anglisë
Sport

Bellingham, ylli që mund t’i japë fund pritjes së gjatë të Anglisë

Kosova News
Kosova News 12:01 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate, ka plot lojtarë që mund të vendosin ndeshjet në ekipin e përzgjedhur prej tij për kampionatin evropian “Gjermania 2024”. Por Jude Bellingham është shndërruar në lojtarin që ka gjasat më të mëdha ta shtyjë Anglinë drejt trofeut të parë të madh që nga viti i largët 1966. 

20-vjeçari nuk ka luajtur asnjëherë në Premier League, por shkëlqeu në La Liga të Spanjës në edicionin e parë te Real Madridi. Te Madridi ishte transferuar nga Borussia Dortmundi për 103 milionë funte. 
Bellinghami bëri bujë duke shënuar në debutim, ndërsa realizoi 15 gola në 16 paraqitjet e para për madrilenët. Ka vazhduar me formë të lartë edhe më pas. Anglezi i shënoi 23 gola në të gjitha garat për Real Madridin, ndërsa u paraqit si “nëntëshe false” në formacionin e Carlo Ancelottit.
Golat e tij, pa përmendur punën e pandalshme, vizionin dhe aftësitë prej lideri, kanë ndihmuar Real Madridin të fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve. Bellingham tani e ka gjithë fokusin te Anglia dhe tek “Euro 2024”.

Bellinghami debutoi me Anglinë në moshën 17-vjeçare dhe tashmë i ka 29 paraqitje. Ai ishte rezervist i pashfrytëzuar kur ekipi i Southgate humbi nga Italia në penallti në finale të “Euro 2020”.
Këtë herë, së bashku me kapitenin Harry Kane, Bellingham do të jetë zgjedhje e padiskutueshme. Anglia u është afruar shpesh trofeve të mëdhenj, por varet shumë nga Bellinghami nëse në Gjermani do ta fitojë trofeun.

Bellinghami e nisi karrierën te Birmingham City para se t’i bashkohej Dortmundit si 17-vjeçar. Nuk shkoi shumë kohë para se ai të vlerësohej njëri prej mesfushorëve më të kompletuar të gjeneratës së re.

Por ai mbulon pozita të shumta dhe luan në mënyrë të ndryshme, varësisht se si i kërkohet. Dhe për këtë çmohet gjithnjë e më shumë.

“Ai befason në secilën ndeshje, çdo ditë. Jo vetëm ne, i befason të gjithë. Bellingham është dhuratë për futbollin”, kishte thënë Ancelotti për yllin anglez.

Qartë që Bellingham është dhuratë për Anglinë. Nëse anglezët duan të triumfojnë në Gjermani, Southgate duhet ta ndërtojë ekipin rreth tij.  Anglia duhet të kujdeset që të nxjerrë më të mirën nga Bellinghami dhe Phil Fodeni i Manchester Cityt.

Të dy e kanë nivelin për të luajtur në pozitën “10” për Anglinë dhe të kenë lirinë në fushë. Por shkathtësia shtesë e Bellinghamit mund të bëjë që Southgate ta angazhojë atë në pozitë më të thellë se që Bellingham luajti për Madridin.

Ku do që paraqitet, Bellingham do të jetë vendimtar, nëse Anglia dëshiron të justifikojë pozitën e saj si favorite.

Më 16 qershor Anglia e luan ndeshjen e parë në Evropian në Gjermani. Forcën e saj shpresohet se do ta përjetojë Serbia në ndeshjen në Gelsenkirchen.

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?