KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata në Beograd ia cakton masën e paraburgimit prej 30 ditësh kosovarit të arrestuar në Merdare
Lajme

Gjykata në Beograd ia cakton masën e paraburgimit prej 30 ditësh kosovarit të arrestuar në Merdare

Kosova News
Kosova News 19:35 -03/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet e Serbisë në Merdare e kanë ndalur Tefik Mustafën, me akuza për krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999, Raportohet se Mustafës i’ është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se gjyqtari për procedurën paraprake të asaj gjykate ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurit Tefik Mustafa, t’i caktohet masa e paraburgimit për maksimum 30 ditë, raporton Tanjug.

Në njoftim thuhet se ai po ndalohet për ekzistimin e rrethanave që tregojnë rrezik arratisjeje, si dhe për ekzistencën e rrethanave të veçanta që tregojnë se do të ndërhyjë në procedurë duke ndikuar te dëshmitarët.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lëshoi një komunikatë në lidhje me arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe në Merdare.

Në komunikatë u tha se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të SHBA’së dhe Britanisë së Madhe dhe shteteve tjera në Beograd.

“Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.”

Po ashtu, MPJD tha se do të paraqesin kërkesë zyrtare për të lejuar ambasadorin Jashari ta vizitojë të arrestuarin.

“Gjithashtu do tё paraqesim kёrkesё zyrtare autoriteteve serbe pёr tё lejuar Ambasadorin Jashari ta vizitojё z. Tefik Mustafa, nё mёnyrё qё shteti dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs tё njoftohet mё konkretisht pёr trajtimin qё po i bёhet z. Mustafa nga organet serbe.”

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës “ka dënuar ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

MPJD shtoi se lidhur me këtë i ka njoftuar dhe shtetet e QUINT-it në Kosovë.

“Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51.”

Gjithashtu lexoni:

Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Kosova News 03/06/2024 03/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?