Në përfundim të luftës në Kosovë pikërisht më 2 qershor të vitit 1999 në qendër të fshati Savrovë të Suharekës kriminelët serbë vranë dhe masakruan me dhjetëra civilë të fshatit dhe fshatrave përreth.
Në mesin e të vrarëve ishin edhe 6 djemtë e familjes Hasanaj: Alush Hasanaj, Agim Hasanaj, Sherif Hasanaj, Ymer Hasanaj, Islam Hasanaj dhe Xhevat Hasanaj, ndërsa trupat tyre i varrosi në istikamet e UÇK-së në fshatin Bukosh.
Në 25 vjetorin e rënjes sot në fshatin Savrovë u përkujtuan të rënët për lirinë e Kosovës. Në këtë tubim morën pjesë qytetarë të shumtë të kësaj ane dhe zyrtar të institucioneve lokale dhe atyre qendrore raporton KosovaNews
Në këtë tubim u tha se dëshmoret dhe martirët janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë, gjaku dhe sakrifica e të cilëve edhe pas çerek shekulli nuk do të harrohen kurrë.
Savrova edhe pse një fshat i vogël, ajo ne luftën e fundit, i pati te vrarë 24 martire, ne mesin e tyre edhe pleq dhe fëmijë.





