KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Faton Klinaku, Xhavit Jashari,
Home » Propozimi i Kurtit për veteranët, Klinaku: Përgjigjen e kemi gati, ia japim kur të kthehet nga ShBA-ja
Politikë

Propozimi i Kurtit për veteranët, Klinaku: Përgjigjen e kemi gati, ia japim kur të kthehet nga ShBA-ja

Kosova News
Kosova News 15:12 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar propozimi që ditë më parë i është dërguar nga kryeministri Albin Kurti.

Në këtë mbledhje është marrë vendim që OVL-ja e UÇK-së t’i kthejë me shkrim përgjigje Kurtit për propozimin e tij.

Këtë e ka konfirmuar për “Zërin” ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se përgjigjja është gati dhe do t’i dërgohet Kurtit sapo të kthehet nga ShBA-ja.

Ai refuzoi të tregojë nëse do ta pranojnë ose refuzojnë propozimin e Qeverisë, që bashkërisht të hartojnë një ligj të ri dhe të nisë procesi i verifikimit të veteranëve.

“Në mbledhjen e djeshme Kryesia e ka përkrahur që t’i kthehet përgjigjja me shkrim për propozimin”, ka thënë Klinaku, duke shtuar se përmbajtja e përgjigjes do të kuptohet sapo t’i dorëzohet Kurtit.

Kujtojmë se kryeministri Kurti kohë më parë i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së Faton Klinaku, sipas të cilit propozohet që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ky propozim ka ardhur pas protestave të veteranëve pasi pensionet e tyre prej 170 eurove nuk u përfshin në rritjen e pagës minimale prej 264 eurosh.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kurti fton në takim krerët e partive

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?