KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Spanja publikon listën, plot yje përballë Shqipërisë
Sport

Spanja publikon listën, plot yje përballë Shqipërisë

Kosova News
Kosova News 13:09 -27/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente ka publikuar të hënën listën e zgjeruar me 29 lojtarë në të cilët llogarit për Kampionatin Evropian të futbollit “Gjermania 2024”. Evropiani fillon më 14 qershor, ndërsa De la Fuente më 8 qershor do të publikojë ekipin final që mund të përbëhet deri në 26 lojtarë.

Spanja është në Grupin B të Evropianit së bashku me Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Ky vlerësohet grupi më i fortë i Evropianit në Gjermani.

Më 15 qershor, Spanja luan ndaj Kroacisë në Berlin. Më 19 qershor përballet me Italinë në Gelsenkirchen, ndërsa më 24 qershor është ndeshja Shqipëri – Spanjë në Duesseldorf.

Nacho Fernandez i Real Madridit, Fermin Lopez i Barcelonës dhe Ayoze Perez i Betisit janë risitë më të mëdha në listë.

Spanja luan miqësore ndaj Andorrës më 5 qershor dhe ndaj Irlandës Veriore më 8 qershor.

Emrat më të mëdhenj që mungojnë në listën e Spanjës janë Marco Asensio i PSG-së, Lucas Vazquez i Real Madridit, Oihan Sancet i Athletic Bilbaos dhe Gerardo Moreno i Villarrealit.

Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi pritet të jenë në ngjarjen e parë të madhe, por fillimisht duhet të përfshihen në ekipin final.

Plot 16 skuadra kanë lojtarë në përfaqësuese. Barcelona dhe Real Sociedadi përfaqësohen me nga pesë lojtarë. Athletic Bilbao dhe Real Madridi i kanë nga tre lojtarë, Atletico Madridi dy e 11 klube të tjera nga një.

Gjithashtu lexoni:

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube

Messi pritet të largohet nga Inter Miami

Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit

Botërori i Klubeve 2029 mund të mbahet në Katar

Lajm fantastik: Talenti kosovar ‘makazze’ pjesë e ekipit të parë të NAVI në CS2

Kosova News 27/05/2024 27/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?