Protesta e paralajmëruar në Serbi, afër pikëkalimit kufitar të Jarinjës, ka nisur.
Situata në anën e Kosovës është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës është pozicionuar në vendkalimin kufitar.
Në afërsi situatën po e monitoron edhe EULEX-i.
Ndërsa, rrugës që çon te pikëkalimi wshtw parë edhe KFOR-i.
Qendra për Menaxhim Kufitar ka udhëzuar qytetarët t’i shmangin kalimeve kufitare me Serbinë gjatë të shtunës.



