KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Siguri

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kosova News
Kosova News 18:44 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari Valdrin Dervishaj edhe në seancën e së premtes ka vazhduar dhënien e dëshmisë, në rastin e  vrasjes së trefishtë në Gllogjan, të cilën dëshmi e kishte filluar më 25 prill 2024. Ai tha se pas ngjarjes në natën kritike e kishte parë të akuzuarin Kreshnik me veturën e tij të bardhë në kafiterinë “24 Marsi” në Gllogjan.

Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.

Advertisement

“Ajo është rruga kryesore që të qon në fshatin Shaptej, Dubravë dhe tek lagjja e këtyre (duke aluduar për familjen Mehmetaj), se qajo rruga e keqe që ka qenë është bërë me asfallt dhe të shpien në Prokolluk”, tha dëshmitari Dervishaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai më pas tha se mbetet pranë deklarimeve të thëna seancën e kaluar, në prokurori si dhe në polici, duke shtuar se herën e kaluar kur e kishte thënë se vetura ka qenë e zezë e kishte a thënë nga stresi.

Dëshmitari tha se të akuzuarin Kreshnik e kishte parë duke dal nga vetura te lokali “24 Marsi”, pas ngjarjes së natës kritike, dhe se atë veturë tha se e ngiste i akuzuari.

Më pas, gjatë këtij shqyrtimi ndodhi një përplasje verbale në mes të akuzuarit Kreshnik, palës së dëmtuar dhe mbrojtëses së të akuzuarit avokates, Kosovare Kelmendit,  ku më pas kryetarja e trupit gjykues i tërhoqi vërejtjen të akuzuarit, duke i thënë se i njëjti nuk ka të drejtë të komunikojë me palët tjera në sallë.

“Nëse ka ndonjë shqetësim apo ofendim për palët e dëmtuar, mund t’i drejtoheni trupit gjykues. Po ashtu njoftohen të gjitha palët prezent po ashtu edhe publiku që është prezent se nuk kanë të drejtë të marrin fjalën pa lejen e gjykatës, por gjithnjë t’i referohen turpit gjykues, ndërsa publiku po ashtu nuk ka të drejtë të merr fjalën se nuk është palë në procedure. Nëse marrin fjalë kërcënuese nga kushdo qoftë në sallë apo ofenduese, mund ta njoftojë trupin gjykues për çka edhe parashihet për çdo person prezent pasojat…”, tha kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj-Rugova.

Pas kësaj, meqë deklarimi i dëshmitarit kishte përfunduar dhe nuk kishte dëshmitarë të radhës, seanca e sotme përfundoi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë. Pra, të vdekur mbetën shoferi i autobusit G.Gj, si dhe nxënësit L.H (17 vjeçar) dhe G.M (17 vjeçare).

Gjithashtu lexoni:

Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin
13:52 -07/08/2026
Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “
13:16 -07/08/2026
Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike
12:58 -07/08/2026
Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?