KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në ODI: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja dhe NATO-ja
Lajme

Kurti në ODI: Orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja dhe NATO-ja

Kosova News
Kosova News 22:55 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar për një bashkëbisedim të organizuar nga instituti ODI (Overseas Development Institute).

Kurti ka përshkruar rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe demokratizimit, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në qershorin e vitit 1999. Në këtë drejtim, ai ka kujtuar rolin e diasporës në ndërtimin e Kosovës si dhe ka vlerësuar kontributin e Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatëve.

I pyetur mbi zhvillimin e vendit, Kurti ka thënë se ekonomia po rritet dhe orientimi e vlerat tona janë forcuar kah BE-ja dhe NATO-ja, demokracia, sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik e luftimi i korrupsionit. Ai ka thënë se progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik duhet të ecin paralelisht krah për krah me njëra tjetrën.

“Kryeministri reflektoi mbi progresin ekonomik në tri vitet e fundit, ku Kosova ka shënuar dyfishim të eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, shtimit të ekonomisë së vendit çdo vit me nga një miliard, rritje të të hyrave buxhetore pa ndërruar politikat fiskale, mesatare të rritjes ekonomike prej 6.2%, si dhe rritje të punësimit me 20% ndër të tjera. Ai theksoi se rëndësi të veçantë ka patur që kjo rritje të shpërndahet për shoqërinë e qytetarët, andaj dhe janë ndërmarrë iniciativa e politika, si arsimi i lartë falas, shtesat për fëmijë e nënat lehona, si dhe po zhvillohet sistemi dual i edukimit me qëllim ndërlidhjen e shkollimit me tregun e punës, e ku përfituesit më të mëdhenj janë të rinjtë dhe gratë”, ka njoftuar Kryeministria.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar mbështetjen për bizneset, industritë e ndërmarrjet, duke veçuar avancimet në sektorin e teknologjisë dhe potencialin për zgjerim dhe ngritje të këtij sektori.

“Teksa rikujtoi dhe nënshkrimin e marrëveshjes 400 milionë euroshe me BERZH në Samitin e mbajtur në Londër në shkurtin e këtij viti, kryeministri tha se përkrahja financiare e aleatëve tanë do na mbështesë tutje në kanalizimin e përpjekjeve tona në rrugëtimet integruese, e ku veçoi dhe Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA
14:25 -07/08/2026
Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin
13:52 -07/08/2026
Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “
13:16 -07/08/2026
Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike
12:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?