KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine që e drejton MCC-në?
Politikë

Kush është Alice Albright, vajza e Madeleine që e drejton MCC-në?

Kosova News
Kosova News 13:33 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Alice Albright, bija e ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright që ndërroi jetë tre muaj më parë ishte në qendër të nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Si shefe e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright bashkë me ministren e Ekonomisë së Kosovës hodhën firmat në ujdinë mbi 200 milionë dollarëshe për energjinë elektrike në Kosovë.

Në ceremoninë që u mbajt në Kongresin amerikan ku ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti

dhe kongresmeni dhe kryetari i nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Evropën dhe Azinë në Shtëpinë e Bardhë, Bill Keating, Albright edhe një herë e dëshmoi përkushtimin dhe angazhimin e nënës së saj për Kosovën.

Ajo tha se komponenti kryesor i investimit është ruajtja e baterive në shkallë të gjerë.

“Ai do të rrisë fleksibilitetin në rrjetin e vendit, do të zvogëlojë koston e sigurimit të energjisë elektrike adekuate dhe duke e bërë këtë, do të ndihmojë në mbështetjen e sigurisë energjetike të Kosovës”, është shprehur Albright, njofton KosovaNews.

Në fund, ajo tha se mezi pret të punojë me të gjithë, për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme dhe më të qëndrueshme për popullin e Kosovës.

Ndryshe Alice Albright është kryeshefe ekzekutive e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC). Aty ajo ofron udhëheqje strategjike dhe vizion për agjencinë duke ndihmuar në arritjen e prioriteteve programore.

Albright ka më shumë se 30 vjet përvojë ndërkombëtare në sektorin privat, jofitimprurës dhe publik.

Ajo ka qenë kryeshefe ekzekutive e Sekretariatit të Partneritetit Global për Arsimin dhe shërbeu në administratën e Obamës nga 2009 – 2013 si zëvendës presidente ekzekutive dhe kryeshefe operative e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM).

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kurti fton në takim krerët e partive

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?