Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Presidentja Osmani me amsadorin Hovenier në takim kanë diskutuar për bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështjet e sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia.
Po ashtu, tutje bëhet e ditur se është biseduar edhe për të drejtat e komuniteve joshumicë në Kosovë, si dhe luftimin e dhunës në baza gjinore.
“Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.