Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh mes disa veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më konkretisht në vendin e quajtur Gomnasellë.

Sipas fotografive të dërgura në redaksinë e Kosovanews shihet se në vendngjarje gjendet Policia e Kosovës, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në foto vërehen edhe dëmet e mëdha në mes veturave të përfshira në këtë aksident.

Tutje, magjistralja Ferizaj-Prishtinë ka mbetur e bllokuar pas këtij aksident trafiku mes veturave.



