KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grupi i Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite takon Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë së Arabisë
Politikë

Grupi i Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite takon Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë së Arabisë

Kosova News
Kosova News 16:21 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Grupi i Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përbërje të deputetëve: Fitim Haziri, kryetar e Grupit të Miqësisë Kosovë-Arabi Saudite, Blerta Deliu Kodra, Fjolla Ujakni, Gramoz Agusholli dhe Visar Korenica, anëtarë, priti në takim Komitetin Parlamentar Arabi Saudite-Kosovë të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite (Shura), kryesuar nga Khaled bin Mohammed Al Bawardi, kryetar i këtij komiteti, që shoqërohej nga ambasadori Faisal Hifzi Ghazi.

Në këtë takim u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Arabisë Saudite në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe turizëm, përmes projekteve konkrete.

Në aspektin ekonomik u propozuan projekte me rëndësi vitale për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Nga ana e delegacionit mysafir, u propozua krijimi i një linje ajrore direkte, si dhe krijimi i një Grupi të përbashkët punues mes dy vendeve. Nga anëtarë të Grupit vendor të Miqësisë u kërkua themelimi i Odës Ekonomike të Arabisë Saudite në Kosovë, si urë lidhëse mes bizneseve të dy shteteve, si dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite.

Projektet e propozuara nga të dyja palët synojnë krijimin e një baze të qëndrueshme për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe nxitjen e investimeve reciproke.
Anëtarët e Grupit të Miqësisë të Kuvendit të Kosovës shprehën gjithashtu mirënjohjen e tyre për Arabinë Saudite sa i përket mbështetjes ndërkombëtare për Kosovën, veçanërisht në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, delegacioni nga Arabia Saudite shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve të bashkëpunimit, duke ofruar mbështetje për fushat e interesit të përbashkët.
Ky takim përfundoi me zotimin e të dyja palëve për të formuar një grup punues i cili do të punonte në përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit, me qëllim jo vetëm arritjen e objektivave të përbashkëta dhe konkretizimin e projekteve të interesit të përbashkët në të ardhmen, por edhe shtrirjen e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera.

Grupet e miqësisë, si mekanizma ndërkombëtarë ndërparlamentarë kanë për qëllim ndërtimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërparlamnetare, duke kontribuuar në zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat.

Gjithashtu lexoni:

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
21:40 -18/06/2025
Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
21:34 -18/06/2025
“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
21:26 -18/06/2025
Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare
21:24 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?