KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani viziton ekspozitën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat e Gjelosh Gjokajt
Politikë

Presidentja Osmani viziton ekspozitën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat e Gjelosh Gjokajt

Kosova News
Kosova News 10:17 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Pavarësisë së Malit të Zi ka vizituar ekspozitën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë me veprat e artistit, Gjelosh Gjokaj.

Osmani ka thënë se arti i Gjokajt ka lënë gjurmë të përjetshme artistike në të dy shtetet, Kosovë e Mal të Zi dhe përtej.

E para e vendit ka thënë se themeli kryesor i miqësisë me Malin e Zi janë lidhjet në mes të njerëzve, gjersa ka vlerësuar angazhimin e komunitetit malazez në shoqërinë tonë.

“Presidentja Osmani ka potencuar se lidhjet në mes të njerëzve janë themeli kryesor i miqësisë me Malin e Zi me ç’rast ka vlerësuar rolin konstruktiv dhe angazhimin e vlefshëm të komunitetit malazez në shoqërinë tonë, si dhe rolin e shqiptarëve në Mal të Zi në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona ndërshtetërore”, ka njoftuar Presidenca.

Dje Mali i Zi e ka shënuar Ditën e Pavarësisë, dhe 18-vjetorin e rikthimit të pavarësisë së shtetit me referendum.

Më 21 maj të vitit 2006 në referendum Mali i Zi ka arritur të bëhet shtet i pavarur.

Në referendum votuan 419 mijë e 240 qytetarë ose 86.5 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve, prej të cilëve pavarësinë e Malit të Zi e mbështetën 230 mijë e 661 qytetarë ose 55.5 për qind, ndërsa për mbetjen në një union të përbashkët me Serbinë ishin 185 mijë ose 44.5 për qind.

Gjithashtu lexoni:

Kostoja e lartë financiare shtyn të mbijetuarat e dhunës seksuale të heqin dorë nga ndjekja e rrugëve ligjore

Zhbllokimi i krizës politike, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Tregu i lirë i energjisë, ZRRE: Bizneset që s’lidhen kontrata furnizohen nga KEK për 60 ditë

Bizneset kalojnë në tregun e lirë energjetik, AKB paralajmëron përshkallëzim të protestave nëse nuk pezullohet vendimi

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
80%
1 km/h
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Musk: Për të qenë i qartë, unë nuk marr drogë
13:02 -01/06/2025
Britania e Madhe po armatoset
12:59 -01/06/2025
Izraeli sulmon palestinezët ndërsa ata prisnin për ndihma humanitare, më shumë se 30 të vdekur
12:56 -01/06/2025
FSHF njofton tifozët se kur përzgjidhen fituesit e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi
12:53 -01/06/2025
Foda flet për përballjet me Armeninë dhe Komoret si dhe lojtarët e rinj të ftuar në Kombëtare
12:50 -01/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?