KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ballkani, kampion i Kosovës për herën e tretë rresht
Sport

Ballkani, kampion i Kosovës për herën e tretë rresht

Kosova News
Kosova News 17:17 -18/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ballkani i trajnerit Ilir Daja e ka fituar titullin për herën e tretë në elitën e futbollit të Kosovës.

Festa e titullit për skuadrën suharekase u bë zyrtare të shtunën, një xhiro para fundit të kampionatit.

Ballkani e mposhti Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultatin 1:0.

Golin e triumfit në kampionatin aktual të Superligës e shënoi zëvendësuesi Bernard Karrica.

Karrica në minutën e 73-të pranoi top tejet të mirë nga Lindon Emërllahu, dhe nuk gaboi nga afërsia duke e mposhtur portierin Ilir Avdyli.

Avdyli i Llapit në fakt ishte në formë të mirë në pjesën e parë duke pritur disa tentime të kundërshtarëve.

Edhe Llapi pati mundësitë e veta, por nuk arriti të konkretizojë.

Llapit për të mbetur në garën e fortë për titull i duhej fitorja, ndërsa Ballkani do ta fitonte titullin edhe me një pikë të fituar në Podujevë.

Ballkani e fiton titullin me 75 pikë. Llapi i dyti ka 68 pikë.

Skuadra suharekase e barazoi rekordin e Besës së Pejës, si dy ekipet e vetme me tre tituj kampioni radhazi.

Edicioni 2023/2024 mbyllet në fundjavën e ardhshme.

Ballkani do ta festojë titullin para tifozëve të vet pas ndeshjes me Prishtinën.

Me skuadrën “bardhekaltër”, Ballkani më 22 maj në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, do ta luajë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

Ballkani shkroi historinë e futbollit kosovar duke luajtur në dy edicione rresht të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Regjistroi rezultate pozitive duke fituar e barazuar, por nuk ka arritur që ta kalojë fazën e grupeve.

Në të dyja rastet ka përfunduar në vendin e katërt me nga katër pikë të grumbulluara.

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Kosova News 18/05/2024 18/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?