KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shaqiri me të hyra të pabesueshme nga Chicago Fire
Sport

Shaqiri me të hyra të pabesueshme nga Chicago Fire

Kosova News
Kosova News 12:47 -17/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Askush nuk i afrohet superyllit Lionel Messi kur bëhet fjalë për të hyrat financiare në MLS, ligën amerikane të futbollit. Por ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, vazhdon të jetë lart në listë. Dhe po ashtu të paguhet shumë, shumë mirë nga Chicago Fire.

Pagat e futbollistëve në SHBA vazhdojnë të rriten. Sidomos në klubin e David Beckhamit, Inter Miami. Ky klub për paga i ndan 42 milionë dollarë në vit. Gati gjysma e tyre ndahet për argjentinasin Messi (20,4 milionë dollarë).

Me Sergio Busquetsin, një tjetër lojtar i Miamit është në top-treshe.

Për dikë mund të jetë befasi, por Xherdan Shaqiri është menjëherë në vendin e katërt me të hyra financiare në vit prej 8,2 milionë dollarësh. Shuma përbëhet nga paga bazë prej 7,4 milionë dollarësh dhe kompensimi i garantuar prej 800 mijë dollarësh në vit.

Por Shaqiri e meriton këtë shumë parash, ashtu siç thotë portieri zviceran Roman Buerki.

“Shaqiri është i vlefshëm për këto para, pasi klubi ia ofroi ato. Unë do të firmosja po ashtu nëse do të më ofroheshin. Mendoj se nuk ka thënë se do të vijë vetëm nëse i fitoi 7 milionë në vit. Secili do ta bënte këtë”, ka thënë Buerki për mediat zvicerane.

Në SHBA pagat e lojtarëve janë publike. Dhe krahasime të ndryshme bëhen vazhdimisht.

Për shembull Messi ka pagë më të madhe se pagat e përgjithshme të 25 prej 29 klubeve në MLS.  Të hyrat e tij janë për 19,8 milionë dollarë më shumë se mesatarja e ligës.

Messi ka pagë bazë prej 12 milionë dollarësh, por Inter Miami  do t’ia paguajë 20,4 milionë dollarë gjatë edicionit të vitit 2024, duke përfshirë kompensimin e garantuar.

Messi ka të hyra të tjera nga partnerët si Apple e Adidas.

Argjentinasi merr 5 milionë më tepër se lojtari i dytë më i paguar, Lorenzo Insigne i Torontos. 15,4 milionë dollarë i merr Insigne gjatë vitit 2024, ndërsa Busquets është i treti me 8,8 milionë dollarë.

Pas Shaqirit janë Sebastian Driussi (6,7 milionë), Federico Bernardeschi (6,3 milionë), Emil Forsberg (6 milionë), Hector Herrera (5,2 milionë), Hany Mukhtar (5,2 milionë), Carles Gil (4,5 milionë).

Inter Miami për paga i ndan 41,7 milionë dollarë. Pason Toronto FC me 31,4 milionë dollarë, Chicago Fire me 25,1 milionë dollarë, Nashville me 21,4 milionë dhe Cincinnati me 18,7 milionë.

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Kosova News 17/05/2024 17/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?