Policia e Kosovës njofton për një rast të rëndë të abuzimit seksual që ka ndodhur në komunën e Obiliqit.
Sipas raportimit të Policisë, ky rast ka ndodhur brenda një familje dhe i dyshuar për këtë vepër është arrestuar një i mitur.
Rasti thuhet se ka ndodhur ditë më parë, respektivisht më 25 korrik./KosovaNews/
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
MARRËDHËNIE SEKSUALE BRENDA FAMILJES
Obiliq, 25.07.2022-06:00. Me 27.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovar e mitur. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.