KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshjen 236 milionëshe me MCC-në e nënshkroi vajza e Madeleine Albright
Politikë

Marrëveshjen 236 milionëshe me MCC-në e nënshkroi vajza e Madeleine Albright

Kosova News
Kosova News 09:34 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Marrëveshja për Programin Kompakt, në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh, ndërmjet Kosovës dhe MCC-së, u nënshkrua nga Alice Albright, vajza e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq në mars të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kjo është ngjarje historike për Kosovën, zhvillimin dhe lidhjen e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në njërën anë të marrëveshjes është pikërisht zonja tjetër Albright, Alice, vajza e Sekretares së Shtetit, nënshkrimin historik të së cilës e mban intervenimi i NATO-s në pranverën e vitit 1999 për ta ndalur gjenocidin e Jugosllavisë dhe Serbisë së Milosheviqit në Kosovë. Nga çlirimi te zhvillimi, nga Albright te Albright”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, Kurti ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Washington përveçse është ditë e shënuar e një bashkëpunimi historik mbi qëllime të përbashkëta në sektorin e energjisë, është kremtim i marrëdhënieve të thella ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Ky është investimi më i madh dhe më inovativ i bërë ndonjëherë në Kosovë në sektorin e energjisë. Programi Kompakt do të jetë gurthemeli i tranzicionit tonë të gjelbër dhe do të kontribuojë në sigurinë tonë energjetike dhe transformimin socio-ekonomik”.

“Kështu, Kosova për herë të parë po krijon kapacitetet e saj të para për akumulimin me bateri të energjisë elektrike, si dhe po investon në zhvillimin e shkathtësive të reja në sektorin e energjisë, duke u përgatitur për tranzicionin e drejtë energjetik”.

Kosova dhe MCC kanë nënshkruar në Washington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.

Kjo marrëveshje pritet që sot të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Dehari: Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve, porosia e kushtetueses ishte të arrihet një marrëveshje

Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë

Kurti fton liderët për takim: Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve

Ambasada e ShBA pas vendimit të Kushtetueses: Përgjegjësi e liderëve politikë për ta konstituuar Kuvendin dhe krijuar një Qeveri stabile

Qeveria njofton mbledhje në orën 12:00

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Dehari: Kuvendi është përgjegjësi e të gjithëve, porosia e kushtetueses ishte të arrihet një marrëveshje
10:39 -27/06/2025
Konjufca: Aktgjykimi i Kushtetueses na dha të drejtë
10:37 -27/06/2025
Foshnje 3-javëshe gjendet pa shenja jete në Skenderaj, policia po heton rastin
10:33 -27/06/2025
Gruaja tenton të sulmojë burrin e saj me thikë në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
10:30 -27/06/2025
Kurti fton liderët për takim: Konstituimi i Kuvendit është obligim i të gjithë deputetëve
10:11 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?