Një zyrtar policor jashtë detyrës ka njoftuar se derisa ishte në një kafene, është kanosur nga një person. Ky i fundit është liruar në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhetse rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:21 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
“Viktima mashkull kosovar pjesëtar i PK-së jashtë detyrës ka njoftuar se gjersa ka qenë në një kafiteri është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


