KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohen 10 të akuzuarit që pranuan fajësinë në rastin “Subvencionet V”
Siguri

Dënohen 10 të akuzuarit që pranuan fajësinë në rastin “Subvencionet V”

Kosova News
Kosova News 21:39 -13/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.S, K.B-S, A.U, V.H, G.A, F.Y, A.T, B.O, A.S dhe M.M të cilët pranuan fajësinë në rastin “Subvencionet V”.

Sipas komunikatës për media nga Gjykata, i akuzuari B.S është shpallë fajtor dhe është dënuar  me dënim me burgim në kohëzgjatje  prej pesë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 20,0000.00 € për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Mashtrim me subvencione”, në të cilin vendim i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 03.12.2021 deri me datë 03.05.2022.. I  pandehurin B.S në mënyrë vullnetare ka bërë kompenzimin e dëmit të shkaktuar në vlerë prej 184, 857.53 euro.

E akuzuara K.B-S është shpallë fajtore dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje   prej pesë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale “Dhënie ryshfeti”, në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.09.2021, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

E akuzuara A.U është shpallë fajtore dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje  prej dy vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej 5,000€ për veprën “Marrje ryshfeti” , në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës  nga data 24.02.2021 deri me datë 24.05.2021 i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuares A.U i ka caktuar edhe dënim plotësues, ku të njëjtës i ndalohet  për dy vjet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari V.H është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë muajsh dhe dënim me gjobë në shumë prej 500 € për veprën penale “Marrje ryshfeti” në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe masën e  arrestit shtëpiak nga data 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Gjykata të akuzuarit V.U  i ka caktuar edhe dënim plotësues, ku të njëjtit i ndalohet për dy vjet ushtrimi i funksionit në administratë publike apo funksioneve në shërbime publike pas mbajtjes së dënimit me burgim.

I akuzuari G.A është shpallë fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej nëntë muajsh dhe dënim me gjobë në shumë prej 100€, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit” në të cilin vendim llogaritet edhe koha e kaluar në masën e arrestit shtëpiak prej datës 30.06.2021 deri me datë 30.03.2022, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

Të akuzuarit F.Y., A.T., B.O., A.S., M.M., janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me kusht me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh dhe dënim me gjobë në shumë prej 1000€, veç e veç, për veprën penale “Dhënie ryshfeti” , i cili dënim me kusht nuk do të ekzekutohet  për asnjërin nga të akuzuarit nëse nuk e kryejnë ndonjë vepër tjetër penale.

Të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 13/05/2024 13/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?