KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
KUVENDI
Home » ​Sot mblidhen deputetët, tetë pika në rend të ditës – pritet miratimi i rregullores së Kuvendit
Politikë

​Sot mblidhen deputetët, tetë pika në rend të ditës – pritet miratimi i rregullores së Kuvendit

Kosova News
Kosova News 08:14 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, e para nga dy që do të mbahen këtë javë. Në seancën e sotmedo të bëhet shqyrtimi i dytë i rregullores së re të Kuvendit dhe po ashtu Projektligjit për financimin e partive politike. Ndërsa pritet miratimi edhe i marrëveshjes ndërkombëtare me Komisionin Evropian për IPA III.

Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi nga Uashingtoni edhe ratifikimin e marrëveshjes me MÇ, por kjo mbetet për t’u parë nëse do të arrije të kalojë procedurat dhe të përfshihet që sot apo të presë seancën e radhës.

Lidhur me rregulloren e re të Kuvendit, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila deklaroi se është gjetur konsensusi nga grupet parlamentare për t’i dhënë dritë të gjelbër, pasi edhe janë hequr të gjitha dualizmat që kanë mundur ta sfidojnë atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Janë dakorduar që të gjitha dualizmat apo mundësitë që të çojnë në shqyrtim, apo sfidim të kësaj rregullore në Gjykatë Kushtetuese të hiqen. E di që në grupin punues ka pasur frymë të bashkëpunimit dhe dakordim final”, tha ajo ditë më parë.

Përkrahje miratimit të rregullores së re të Kuvendit, i dha edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra. Ajo tha se presin që përmes të njëjtës të rritet funksionaliteti i legjislativit.

“Konsiderojmë që do të jetë një rregullore që do të ndihmojë funksionalitetin e këtij institucioni të rëndësishëm. Jemi munduar që të bashkëpunojmë me akterë të shoqërisë civile gjatë punës që është bërë për disa muaj me radhë. Besoj shumë se në seancë do të merr mbështetjen e deputetëve. PDK ka dhënë qëndrimin e saj se ne do të mbështesim rregulloren e re të punës së Kuvendit. Presim që të rritë funksionalitetin e këtij institucioni”, shtoi Blerta-Deliu.

Në këtë seancë pritet të jenë tetë pika të rendit të ditës.

Më poshtë mund të lexoni të gjitha pikat e rendit të ditës:

  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),
  • Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  • Shqyrtimi i dytë i Projekt-rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

Gjithashtu lexoni:

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?