KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK s’ka informata për zgjatjen e afatit të regjistrimit
Siguri

ASK s’ka informata për zgjatjen e afatit të regjistrimit

Kosova News
Kosova News 13:38 -12/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 1 milionë e 300 mijë është numri popullsisë i regjistruar deri tani në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi, e cila flet edhe për gjobat e shqiptuara.

Zyrtarë qeveritarë dhe kryetarë komunash ftojnë qytetarët që akoma nuk janë regjistruar që ta bëjnë këtë.

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri më 17 maj, datë kjo kur përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë, i filluar më 5 prill.

Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave, Hazbije Qeriqi, flet për rrjedhën e procesit dhe numrin e qytetarëve të regjistruar.

 “Procesi i regjistrimit të popullsisë deri tani mund të themi se ka shkuar mirë, me pak sfida që kemi pasur gjatë punës në terren. Nesër do të dalim me shifrat e reja. Por, referuar të dhënëve të fundit që kemi nxjerrë, janë mbi 1 milionë e 300 mijë qytetarë që janë regjistruar si popullsi rezidente dhe afërsisht 400 mijë të regjistruar në platformën elektronike e-diaspora”, tha ajo.

Regjistrimi është duke u zhvilluar në të gjitha komunat, ndonëse në veri ka hezitim për pjesëmarrje në proces. E, të gjithë ata që akoma nuk janë regjistruar, Qeriqi thotë se mund të lajmërohen për regjistrim.

 “Ka raste kur regjistruesi nuk ka shkuar në ndonjë ekonomi familjare. Mirëpo, kjo është java e fundit dhe ASK e ka përgatitur edhe një ekip mobile që në çdo rast mund të vizitoj familjet të cilat lajmërohen se nuk ka shkuar regjistruesi tek ata”, tha Qeriqi.

Ligji për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, parasheh gjoba për të gjitha ata që refuzojnë të regjistrohen apo japin informata të pasakta. Personat fizik mund të gjobiten deri në 2 mijë euro, ndërsa ata juridik deri në 20 mijë euro.

Zëdhënësja e ASK-së u pyet nëse ka ndonjë rast të gjobave të shqiptuara për mos regjistrim. Qeriqi tha se ASK nuk shqipton gjoba, por të gjitha ata që assesi nuk pranojnë të regjistrohen mund të ndëshkohen nga organet kompetente.

E pyetur për mundësinë e shtyerjes së procesit të regjistrimit të popullsisë, Qeriqi ka thënë se deri tani nuk kanë menduar dhe as nuk kanë informata për mundësinë e zgjatjes së afatit të regjistrimit.

Thirrje për regjistrim ka bërë edhe ministri i financave, punës dhe transferove, Hekuran Murati.

“Pensionet, shtesat e fëmijëve, politikat sociale, buxhetet komunale e shumë vendime e politika tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë. Është e domosdoshme që secili prej nesh të regjistrohet në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta dhe të mund të bëjmë politika më të mira”, ka shkruar Murati në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 12/05/2024 12/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?