KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Problemet e kompanisë ajrore gjermane ndikojnë te udhëtarët kosovarë
Tjera

Problemet e kompanisë ajrore gjermane ndikojnë te udhëtarët kosovarë

Kosova News
Kosova News 21:13 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Greva e punëtorëve të kompanisë gjermane Lufthansa ka ndikuar edhe te udhëtarët në Kosovë. Aeroporti i Prishtinës ka treguar se për shkak të kësaj ka pasur vonesa apo edhe humbje të valixheve.

Në kohën kur mërgimtarët më së shumti ia mësyjnë Kosovës, u ka dalë një problem.

Punëtorët e kompanisë ajrore gjermane, Lufthansa nga kjo e mërkurë kanë filluar një grevë duke kërkuar paga më të larta.

E gjithë kjo situatë po ndikon tek pasagjerët që po vijnë në Kosovë.

Nga Aeroporti i Prishtinës kanë dhënë detaje për gjithë situatën.

“Si pasojë e kësaj greve ka pasur anulime të shumta dhe kanë paralajmëruar disa vonesa e po ashtu vonesa të bagazheve. Edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka destinacione për në Gjermani ka aeroportet  ku Lufthansa Group i ka përmendur  gjithsej 4 fluturime”, ka thënë Valentina Gara nga Aeroporti “Adem Jashari”.

“Po kohëve të fundit kemi pasur vonesa apo humbje të bagazheve pikërisht për çështje të grevave. Nga shumë aeroporte të ndryshme të Evropës nuk kanë arritur bagazhet fare apo kanë arritur me vonesë”, ka shtuar Gara.

Por, më shumë fat patën pasagjerët që erdhën në Prishtinë këtë të mërkurë.

Ani pse kishte pritur 20 minuta, problem me valixhen e as udhëtimin nuk kishte pasur udhëtari që erdhi nga Dortmundi i Gjermanisë.

“Nuk kena bo shumë, shumë mirë kena kalu për afër 2 orë e diçka, veç puna e bagazhit u vonu pak por në rregull është”, ka thënë qytetari Burim Halilaj.

Probleme nuk pati as një tjetër bashkatdhetarë nga Stutgarti.

“Jo, fatmirësisht kësaj here. Shumë shpesh ka ndodhë që ka pas probleme me pritë gjysmë ore ose më tepër, por kësaj here as 5 minuta”, Rilindja Geja, qytetare.

Greva e punëtorëve të kompanisë, Lufthansa, është paralajmëruar të përfundojë të enjten në ora 6 derisa janë anuluar rreth 1 mijë fluturime nga Gjermani për vende të ndryshme të botës./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Keni shumë mesazhe të palexuara? WhatsApp tani ka një zgjidhje

Valë e rrezikshme e të nxehtit në Kosovë – IKShPK publikon masat mbrojtëse

SHBA-të hetojnë lansimin e Robotaxi të Tesla-s, pasi videot tregojnë makina që “lëvizin në mënyrë të çrregullt”

Arusha dhe këlyshi “grabisin” frigoriferin në një shtëpi pushimi në Kaliforni

Cadillac dorëzon Celestiq-in e parë elektrik me vlerë 300,000 euro

TAGGED: greva, kompania
Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?