Gjykata Themelore në Ferizaj, i’a ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji kundër të dyshuarës për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
E pandehura, të hënën, i ka shkatuar lëndime të lehta trupore (me thikë) babait të saj pas një fjalosje verbale në mes tyre.
“E njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari t`a ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Ferizaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.


