KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda? Ja si ta ndaloni atë
Shëndetësi

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda? Ja si ta ndaloni atë

Kosova News
Kosova News 16:46 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumë prej nesh përjetojnë më shumë teshtitje, hundë të bllokuara, skuqje dhe kruarje të syve, të gjitha këto disa prej shenjave të alergjisë.

Megjithatë një tjetër sinjalizues i alegjive të stinës mund të jetë edhe gjakderdhja nga hunda.

Në hundë ndodhen shumë enë gjaku, kjo është një nga arsyet se përse ky organ është shumë i ndjeshëm.

Ekzistojnë shumë shkaqe të gjakderdhjes nga hunda, disa mund të jenë shqetësuese dhe të tjera jo.

KosovaNews në këtë artikull ju njeh me disa prej shkaqeve të gjakderdhjes së shpeshtë nga hunda dhe si t’i trajtoni ato.

I Ftohti

Dimri dhe pranvera e hershme, nënkuptojnë ndryshme të shpeshta të ajrit.

Nga një ambient me ajër të thatë e të nxehtë, ju papritur mund të gjendeni në një ambient me ajër të ftohtë e të thatë.

Ashtu si buzët tuaja çahen nga luhatja e temperaturës, hunda mund të thahet, të çahet dhe të rrjedhë gjak.

Për ta shmangur këtë ju mund të përdorni solucione të posatshme, të cilat ruajnë lagështinë në hundë.

Ngacmoni hundën shpesh

Për shkakt të ftohjes, alergjive ose ndonje traume, ju e ngacmoni hundën shpesh me duar dhe kjo shton irritmin.

Në këto raste është e zakonshme të shihni një mukozë me nuancë gjaku.

Nëse keni alergji, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, për mënyrën më të mirë për të mjekimit.

Dhe nëse jeni ftohur, mund të përdorni mjekime për të lehtësuar simptomat, me qëllim që të prekni sa më pak hundën tuaj.

Mund të jetë për shkak të alegjisë

Nëse keni alergji, irritimi dhe  ilaçet e alergjisë, mund të shkaktojnë gjakderdhje të hundës.

Një sprucues për hundën me steroide, mund të jetë një trajtim i shkëlqyer në këtë rast.

Por nëse e përdorni në mënyrë të gabuar, duke e afruar sprucuesin deri në mes të hundës, mund të irritoni septumin duke shkaktuar gjakderdhje.

Ilaçet

Disa ilaçe që hollojnë gjakun, si për shembull aspirina, mund të shkaktojnë gjakderdhje.

Prandaj nëse keni filluar një ilaç të ri dhe vini re gjakderdhje të shpeshta nga hunda, flisni me mjekun tuaj.

Mund të keni gjakderdhje të shpeshta

Një gjendje e quajtur telangiektazia hemorragjike e trashëgueshme, ndodh kur disa enë gjaku nuk zhvillohen siç duhet. Kjo ju bën më të prirur për të pasur gjakderdhje të shpeshta.

Gjakderdhja nga hundët është shenja më e zakonshme e këtij çrregullimi gjenetik, dhe ato shpesh fillojnë në moshë të mesme.

Një shkak tjetër mund të jetë hemofilia, një çrregullim i trashëguar, ku gjaku nuk mpikset siç duhet.

Së bashku me gjakderdhjet e shpeshta dhe të vështira për t’u ndalur nga hunda, ky crregullim shoqërohet me dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, gjakut në urinë ose jashtëqitje dhe hematoma.

Gjithashtu lexoni:

Shtim i vaksinimit, efektiv për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në fushën e sëmundjeve ngjitëse

Vitia: Kushdo që ka provon të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë

Sëmundja Ethet Hemorragjike Krime-Kong, AUV del me një sqarim

Këshilla nga “Zhan Mitrev”: Kujdesi në shtëpi pas lindjes me prerje cezariane

TAGGED: Alergji, Gjakderdhja, Hunda
Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?