KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria zotohet t’i përkrahë vajzat dhe gratë në STEM, përfshirja e tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik
Politikë

Qeveria zotohet t’i përkrahë vajzat dhe gratë në STEM, përfshirja e tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik

Kosova News
Kosova News 13:49 -26/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, nën përkujdesjen e Zyrës së Kryeministrit, për të dytin vit me radhë ka organizuar Konferencën STEMinists’24, e cila promovon avancimin profesional të grave dhe vajzave, në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).

Në hapje të konferencës, kryeministri Albin Kurti, nëpërmes një video mesazhi, ka thënë se do të vazhdojë angazhimin për përfshirjen e vajzave e grave në këto drejtime.

Kurti tha se sistemi STEM është futur për herë të parë në programin e kësaj qeverisjeje, teksa përmendi edhe numrin e bursave të ndara për vajzat dhe gratë.

“Janë të shumta gratë dhe vajzat të apasionuara pas shkencës e janë të pakta ata që e njohin në arritje e tyre. Vazhdojmë të angazhohemi për përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të vajzave dhe grave në STEM. Qeveria e Kosovës e ka intensifikuar mbështetjen për vajzat në STEM. Gjatë këtij mandati kemi ndarë 4630 bursa për studentë për vajzat dhe gratë. Sistemi STEM është futur si politikë e re për herë të parë nga Qeveria jonë. Zhvillimi i shtetit tonë krijohet, ndërtohet, dhe ushqehet nëpërmjet përparimit të qytetarëve tanë”, tha Kurti në videomesazh.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se krahas ofrimit të mundësive për gratë dhe vajzat, Qeveria Kurti i mban edhe premtimet që i ka dhënë. Këtë ngjarje, Nagavci e cilësoi të rëndësishme për vajzat dhe gratë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për ne, sepse ju shkencëtarë vajza e gra, me punën tuaj të pandalshme keni shënuar sukses në fusha kaq komplekse, kaq të rëndësishme për jetën e shoqërisë dhe ekonomin e vendit, dhe ato po i shënojmë sot duke ofruar mundësinë e diskutimit. Është ky i dyti vit radhazi që po e organizojmë konferencën e cila promovon në mënyre dinjitoze avancimin profesional të grave dhe vajzave, në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Qeveria e Kosovës jo vetëm se mban premtimet e veta për krijimin e mundësive për përfshirjen e vajzave dhe grave në të gjitha fushat e jetës, por ka politika afirmative në ofrimin e mundësive për gratë dhe vajzat”, u shpreh Nagavci.

“Asnjë vend nuk mund të lulëzoj nëse e shtyp potencialin e grave. Gratë dhe vajzat në STEM janë një garanci shtesë për vendin tonë, jeni rilindje për shekullin 21. Ndaj sot në emër të Qeverisë dhe në emër timin riafirmoj gatishmërinë për mbështetje në të gjitha format”, tha Nagavci.

E ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se si Qeveri, përfshirjen e grave në çdo fushe e shohin si kontribut në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Ajo tha se do të vazhdojnë të përkrahin vajzat dhe gratë në STEM.

 “Sot jemi këtu për të shënuar një dite të rëndësishme për gratë dhe vajza në STEMinists. Këto nuk janë thjesht fjalë të bukura dhe nuk kanë të bëjnë vetëm për hir të gjithëpërfshirjes dhe për hire të përfshirjes së vajzave në këto fusha. Ne si Qeveri përfshirjen e grave në çdo fushe e shohim jo vetëm si qëllim në vetvete e jo vetëm si realizim i të drejtave të grave por edhe si kontribut në zhvillimin tonë të gjithmbarshme ekonomik dhe shoqëror. Ka fusha në të cilat kemi bërë përparim viteve të fundit për çka jemi krenar. Në sektor të ndryshme si sektori i TIK kemi në fuqinë punëtore 40 për qind të grave e vajzave që është prapë shumë dukshëm se sa në shumë vende të zhvilluara”, tha ajo.

“Në trajnimet të ofruara nga Ministria e ekonomisë 41 për qind e pjesëmarrëseve janë gra. Duhet të kemi parasysh që kurrë nuk duhet ë jemi të kënaqur me arritjet, ne zotohemi se do i përkrahim gjithmonë gratë dhe vajzat në STEM”, tha Rizvanolli.

Koordinatori për Zhvillim në UN, Arnhild Spence, ka thënë se angazhimi i grave më sektorin STEM e zhvillon ekonomin e vendit.

“Dua të filloj duke folur për reformën e arsimit në Kosovë. Kosova ka punuar shume në këtë udhëtim duke adaptuar një strategji të re për arsimin. Është një rrugë e rëndësishme për Kosovën”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova News 26/04/2024 26/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse
12:24 -20/06/2026
E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës
12:22 -20/06/2026
Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?