KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fondacioni Kosovar për Ndërmarrje Sociale lanson programin “punedore” koncept i ndërmarrjes sociale për persona me aftësi të kufizuara
Ekonomi

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrje Sociale lanson programin “punedore” koncept i ndërmarrjes sociale për persona me aftësi të kufizuara

Kosova News
Kosova News 13:08 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Fondacioni Kosovar për Ndërmarrje Sociale në bashkëpunim  me Klubin “Dëshira” dhe në mbështetje të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë  në Prishtinë, sot lansoi programin “Punëdore”.
Ky program është një mundësi e mirë për integrimin e personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe ekonomike në vendin tonë.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë Z. Rastislav Kostilink,  tha se personat me aftësi të kufizuara shihen si të të margjinalizuar në shoqëri prandaj dhe i kanë të fokusuara projektet e tyre për këtë kategori.  

“Ne besojmë se shëndeti mendor është më i rëndësishmi dhe kemi fokusuar përpjekjet tona në këtë drejtim. Kujdesemi për personat që shihen si të margjinalizuar për të mundësuar që ata të kenë një jetë më të mirë. Projekti po ecën përpara dhe besojmë se në fund të tij do të kemi rekomandime për të përmbushur një jetë më të mirë për këta persona”. Tha Kostilink

Driton Bajraktari, Drejtor i Fondacionit Kosovar për Ndërmarrje Sociale, tha se programi bazohet në konceptin e ndërmarrjeve sociale, që kanë për qëllim të aktivizojnë grupet e cenuara të popullatës në një jetë të zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe të përfshijnë ata në tregun e punës. Programi synon që këta persona të gjejnë veten në një jetë socio-ekonomike.

“Bashkë me Klubin “Dëshira”, jemi këtu që të ndërtojmë këtë progrm bazuar në konceptin e   ndërmarrjeve sociale si një fushë të re në vendin tonë. Përmes këtij programi ne do të mundësojmë që të krijohet qasje  në produktet që janë punuar nga personat me aftësi të kufizuara” tha Bajraktari

Adelina Sahiti, Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, tha se ky program vë në pah talentin dhe aftësitë që i kanë këta persona. Ajo tha se kryeqyteti ka qenë gjithmonë pranë këtyre grupeve dhe se dera për këta persona është gjithmonë e hapur në rrugën e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale si një fushë të re në vendin tonë.

Nusret Shilliva, Drejtori i  “Klubit Dëshira”, tha se anëtarët e klubit përfaqësojnë një punë të madhe në funksion të jetësimit të këtij programi dhe të shumë programeve të tjera në të cilat ata marrin pjesë vazhdimisht dhe se bashkëpunimi me Fondacionin për Ndërmarrje Sociale ka rritur potencialin e anëtarëve dhe ka mundësuar rritjen e kreativitetit tek ata.

Ky program ka filluar në muajin nëntor dhe ka përfshirë 10 persona të zgjedhur me aftësi të kufizuara, të cilët kanë prodhuar produkte të ndryshme përmes punës së dorës. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve, janë identifikuar edhe aftësitë e punës së anëtarëve. Punimet e realizuara në këtë projekt mund të porositen dhe të blihen në faqen e Klubit “Dëshira” dhe në faqen e #punedore.shop / KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë

Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?