KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U vazhdohet edhe për 2 muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë
Siguri

U vazhdohet edhe për 2 muaj paraburgimi tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

Kosova News
Kosova News 11:17 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë – Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq – iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj. 

Të tre gjenden në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar. 

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 muaj”, ka thënë zëdhënësja e Themelores në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Që të tre janë të ngarkuar për veprat penale: “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerjen e veprave terroriste”.

Mbështetur në kërkesën fillestare të Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur e me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Sipas kërkesës, ata e bllokuan 24 shtator rrugën në Banjskë me dy kamionë, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë, e pastaj i sulmuan ata me granata dhe me armë, me ç’rast në urën afër Manastirit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari policor, Alban Rashiti.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?