KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë       
Siguri

Gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë       

Kosova News
Kosova News 17:46 -24/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adresim, ka folur për vizitat që ai ka pasur në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ai gjatë kësaj vizite është takuar me zyrtarë të lartë civilë dhe ushtarakë të NATO-s, duke përfshirë sekretarin e përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe ambasadorë nga të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa në misionin KFOR-i.

Komandanti i KFOR-it ka thënë se vizita e tij ka qenë mjaft produktive dhe se ai ka informuar bashkëbiseduesit e tij me mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi prioritetet e KFOR-it në të ardhmen.

Gjeneralmajor Ozkan Ulutash tha se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, teksa kërkoi nga palët të përmbahen nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim.

“Së pari, aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin plotësisht përpjekjet tona të përditshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Sipas mandatit tonë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së të vitit 1999. KFOR-i mbetet një shtyllë themelore për sigurinë në mbarë Kosovën dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë gjenerali turk.

“Së dyti, KFOR-i është misioni më i gjatë dhe tani më i madh i NATO-s dhe përfaqëson një demonstrim konkret dhe të prekshëm të përkushtimit të palëkundur të NATO-s për stabilitetin rajonal. NATO vazhdon në rrugën e vet. Ne do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i pozicionuar mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit të tij të OKB-së si reagues i tretë i sigurisë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit”.

“Së treti, mund të ketë vetëm një zgjidhje politike për situatën aktuale. Një zgjidhje që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Në këtë aspekt, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i do të vazhdojë të luajë rolin e tij mbështetës”, ka thënë gjenerali turk.

Ai më tej ka thënë se “një zgjidhje e qëndrueshme politike varet, në fund të fundit, nga një angazhim i të gjitha palëve për t’u përmbajtur nga retorika dhe veprimet destabilizuese, dhe në vend të kësaj të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja në mirëbesim. Kjo është kyçe për sigurinë e qëndrueshme të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë për një të ardhshme më të mirë për gjeneratat që do të vijnë, dhe për stabilitetin rajonal”.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 24/04/2024 24/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?