KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova U15 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë
Sport

Kosova U15 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

Kosova News
Kosova News 19:45 -23/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës U15 ka barazuar në ndeshjen e parë miqësore me Kombëtaren e Bullgarisë, të së njëjtës grupmoshë. Ndeshja e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali është mbyllur me rezultat 1:1. Në pjesën e parë ishin mysafirët që e menaxhuan më mirë lojën dhe arritën të shfaqën më të rrezikshëm për portën Erlis Shalës. Si rrjedhojë, pak para se ekipet të shkonin në pushim bullgarët kaluan në epërsi. Një ndërhyrje e palejueshme brenda zonës u ndëshkua me penallti, e të cilën në gol e konkretizoi Nikolai Nikolaev Popov, kur po luhej minuta e 44-t. Në pjesën e dytë Dardanët e rinj shfaqën lojë dukshëm më të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi. Megjithatë, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 84-t dhe atë nga penalltia, të cilën e realizoi Leard Muriqi. Në minutat e mbetura futbollistët tanë u përpoqën të gjejnë edhe golin e fitores, por edhe pse krijuan disa mundësi nuk ia dolën këtij qëllimi. Ndeshja e radhës, Kosovë – Bullgari, zhvillohet, të enjten, në orën 16:00, sërish në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Deklarata e përzgjedhësit Ilir Nallbani pas ndeshjes:

Një ndeshje e mirëpritur prej nesh sepse sa më shumë ndeshje aq më mirë, ngase u shërbejnë futbollistëve të përgatiten në vazhdimësi. Sa i përket paraqitjes së futbollistëve me të vërtet kanë bërë një angazhim të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Në pjesën e parë lojtarët tanë u qasën me një lloj frike dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët për të bërë trysni. Si pasojë në fund të kësaj pjesëloje krijuam hapësirë në 16 metërsh dhe ndodhi penalltia. Në pjesën e dytë ndryshoi krejtësisht loja e ekipit tonë. Ajo frika që kishin futbollistët u hoq dhe luajtën krejtësisht ndryshe. Angazhimi ishte maksimal, derisa krijuam raste të shumta për shënim dhe në fund fituam edhe penallti që e konkretizuam me gol. Mendoj se barazimi është epilog real, sepse edhe ata kishin disa raste. Kemi mundur edhe të fitojmë ndeshjen nëse sulmuesit tanë do të ishin më të përqendruar, por në përgjithësi unë dhe stafi jemi të kënaqur me paraqitjen. Në ndeshjen e ardhshme do t’u japim hapësirë edhe futbollistëve të tjerë”.

Gjithashtu lexoni:

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme

Sonte Francë-Angli, sfida për vendin e tretë

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Kosova News 23/04/2024 23/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
21° _ 19°
77%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale
15:59 -18/07/2026
Messi kujton foton ikonike me Yamalin: Është e pabesueshme
15:40 -18/07/2026
Komuna e Podujevës furnizohet me kompjuterë të rinj, kontrata rreth 9.7 mijë euro
14:48 -18/07/2026
Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë
14:37 -18/07/2026
SHBA-Iran: Shqetësim për përshkallëzim të gjerë të luftimeve
14:04 -18/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?