Një grua pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF të Malishevës, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy burra në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psiqike.
Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“ Malishevë / 21.04.2024-12:20. Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


