KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Murati: Qeveria e Kosovës ka marrë masa të ndihmojë qytetarët serb
Politikë

Ministri Murati: Qeveria e Kosovës ka marrë masa të ndihmojë qytetarët serb

Kosova News
Kosova News 21:48 -20/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati ka theksuar  se nënshkrimi i një marrëveshjeje për një kredi prej 90 milionë eurosh me Bankën Botërore për për politikat, është një lajm i mirë për Kosovën.

Ministri Hekuran Murati i cili ndodhet në Uashington për takimet e pranverës të FMN-së dhe Bankës Botërore, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka deklaruar se rënia ekonomike i atribuohet sfidave të shumta globale, por se qeveria e Kosovës po merr masa të ndihmojë grupet e cenueshme.

Duke folur mbi vendimin e dinarit, ministri Murati e sheh problemin tek Beogradi që sipas tij, refuzon t’i bëjë transfertat në mënyrë të rregullt.

“Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi masa të ndryshme mbështetëse. Do të thotë nëse flasim për pensionistë, përveç pensioneve kontributpaguese të shtyllës së dytë, që është fondi pensional, kemi edhe pensionin bazik, të cilin e përfiton secili person mbi 65 vjeç pavarësisht përkatësisë etnike apo diçka tjetër. Do të thotë, nuk është se kanë mbete të gjithë pa mjete. Por, edhe një herë po e them, problemi qëndron në faktin që shteti serb tani refuzon, përkundër propagandimit që është çështje urgjente, të gjejë mënyrën e duhur, përmes kanaleve zyrtare dhe të ligjshme të bëjë këto transfere”, ka theksuar ai.

Murati komentoi gjithashtu mbi vlerësimin për herë të parë të kreditit të Kosovës nga Fitch Ratings, duke thënë se do të ndihmojë me investimet e huaja. 

“Është lajm tejet i mirë për vendin tonë meqenëse është hera e parë që marrim vlerësimin kreditor nga një agjenci ndërkombëtare që bën vlerësime të tilla, në këtë rast është Fitch. Çfarë do të thotë kjo për shtetin tonë? Kjo do të thotë që fillimisht prezantohemi në skenën ndërkombëtare si një shtet me politika të matura fiskale. Pastaj, ky vlerësim, shërben edhe si një pasaportë e Republikës së Kosovës për çdo investitor të huaj i cili do të investojë në vendin tonë. Pra mund ta shohë shkurtimisht se si qëndron vendi dhe tjetra gjë është që kjo po ashtu ul edhe koston e financimit për shkak se rritet besueshmëria në vendin tonë. Kjo rrjedhimisht ul edhe koston e financimit për sektorin privat dhe ekonominë reale”, ka deklaruar Murati.

Çfarë do t’i shërbejë Kosovës vlerësimi kreditor nga “Fitch Ratings”?

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

30 ditë afat për ankesa kujt i është refuzuar aplikimi për 100 eurot, thotë ATK

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë

Kosova News 20/04/2024 20/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?