KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maqedonci: Ushtrimet ushtarake serbe në kufi me Kosovën, qasje hegjemoniste
Siguri

Maqedonci: Ushtrimet ushtarake serbe në kufi me Kosovën, qasje hegjemoniste

Kosova News
Kosova News 23:42 -19/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokimet nga pala serbe kundrejt Kosovës, sidomos me ushtrimet ushtarake që po i kryejnë forcat serbe në afërsi të kufirit me Kosovën dhe me Malin e Zi.

Ai tha se ushtrimi fushor “Whirlwind 2024” është organizuar dhe planifikuar nga ushtria serbe, që, sipas tij, ka filluar në 8 prill dhe është shtrirë në 8 lokacione në Serbi, por, shtoi ai, qitjet reale me armatime janë zhvilluar në tri poligone: afër Nishit, Leskovcit dhe në Peshter, afër kufirit me Kosovën dhe me Malin e Zi.

“I gjithë ky armatim i përdorur dhe numri i madh i pjesëtarëve Serbia ka dërguar mesazh edhe te fqinjët, sidomos pas pak muajsh pas një sulmi të organizuar nga një grup i uniformuar i armatosur terrorist, i cili ka hyrë në Republikën e Kosovës nga territori i Serbisë, më 24 shtator”, deklaroi Maqedonci në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Ai më tej shtoi se pas pak muajsh po organizohet një ushtrim madhor të ushtrisë serbe, ku janë përdorur të gjitha armët që i ka në dispozicion ushtria serbe, duke përfshirë sistemet raketore, por edhe dronët kamikazë.

Maqedonci tha se shqetësimi ka të bëjë me faktin se është përzgjedhur një lokacion jo larg kufirit me Kosovën, si dhe me Malin e Zi.

Ai shtoi më tej se ky ushtrim  është bërë me sistem të armatimit që ka karakter sulmi dhe jo mbrojtjeje.

Maqedonci, mes tjerash, tha se ky ushtrim ushtarak ka të bëjë me demonstrimin e forcës ushtarake serbe, jo shumë larg Kosovës, Malit të Zi dhe të Bosnjës, duke dëshmuar se Serbia edhe më tutje po shfaq qasje hegjemoniste kundrejt fqinjëve

Gjithashtu lexoni:

Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 19/04/2024 19/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?