KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i FDH-së: Nëntë persona të arrestuar për krime lufte gjatë 2023
Siguri

Raporti i FDH-së: Nëntë persona të arrestuar për krime lufte gjatë 2023

Kosova News
Kosova News 13:09 -19/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile janë ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës gjatë vitit 2023. Kështu thuhet në raportin e Fondit për të Drejtën Humanitare.

Nga këto aktakuza tetë prej tyre janë ngritur në mungesë kundër 61 pjesëtarëve të forcave serbe, derisa shtatë të tjera u janë ngritur pjesëtarëve të forcave serbe, të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas Amer Alijës fillimi i gjykimeve në mungesë shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës.

“Kjo fazë do të jetë një test i rëndësishëm për aftësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit kosovar për të ofruar drejtësi në raste të tilla të ndjeshme”, tha ai, në tryezën e organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

Sipas raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, gjatë vitit 2023 janë arrestuar nëntë persona nën dyshimin për krime luftë dhe kundër popullatës civile dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit.

Ndërkohë, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka theksuar se institucionet janë të angazhuara për adresimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

“Vënia e drejtësisë nuk është hakmarrje. Kjo është garanci që kontribuon në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Përmes gjykimit në mungesë kryerësit e krimeve të luftës nuk do të kenë mundësi t’i shmangen drejtësisë”, tha ai.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë janë vrarë  rreth 13 mijë civilë, derisa të pagjetur janë më shumë se 1.600 persona.

Gjithashtu lexoni:

Ekipi i Policisë së Kosovës që u shpall kampion në Greqi pritet nga drejtori Hoxha  

Gjendet pa shenja jete një 40-vjeçare në një objekt në ndërtim në QKUK

Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Shpëtohen dy turiste belge në Brezovicë

Hasani: Dënimet në Hagë mund të sjellin trazira në tërë rajonin

Kosova News 19/04/2024 19/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
14° _ 13°
88%
2 km/h
Thu
21 °C
Fri
21 °C
Sat
15 °C
Sun
9 °C
Mon
10 °C

Lajmet e Fundit

Ekipi i Policisë së Kosovës që u shpall kampion në Greqi pritet nga drejtori Hoxha  
21:30 -22/05/2025
Gjendet pa shenja jete një 40-vjeçare në një objekt në ndërtim në QKUK
21:26 -22/05/2025
Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë
20:52 -22/05/2025
Shpëtohen dy turiste belge në Brezovicë
20:49 -22/05/2025
Haxhiu: Kuvendi është në bllokadë për fajin e opozitës, nuk e di çfarë po kërkojnë
20:34 -22/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?