KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria apel të dëmtuarave në rastin “Albkings” që të bashkëpunojnë me organet e rendit   
Siguri

Prokuroria apel të dëmtuarave në rastin “Albkings” që të bashkëpunojnë me organet e rendit   

Kosova News
Kosova News 15:37 -18/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka bërë apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, që të bashkëpunojnë me organet e rendit.  

Një muaj paraburgim ndaj administratorit të “Albkings”

Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se të dëmtuarit të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.

Tutje, thuhet se kjo prokurori në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”, të dyshuarit E.N.

Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i të dyshuarit E.N., avokati Besnik Beqiri.

Caktimi i kësaj mase, është bërë nga gjykatësja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore.

Ndërsa, në njoftimin e Gjykatës thuhet se kjo masë u vlerësua e duhur, duke marrë parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj (shtetas i Republikës së Serbisë) dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe se lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që t’i shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pasur parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve.

Në njoftimin e gjykatës, thuhet se E.N dyshohet se në vazhdimësi nga nëntori i vitit 2023 e deri më 12 shkurt 2023 në Obiliq dhe qytete tjera të Kosovë, në cilësi të administratorit në grupin “Albkings” në aplikacionin “Telegram”, bashkë me persona tjerë të paidentifikuar, ka shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fototografi, video-intime dhe numër të telefonit të dy të dëmtuarave.

Po ashtu, thuhet se ka ofruar edhe të dhëna tjera kryesisht të gjinisë femërore në Telegram dhe rrjete tjera për qëllim prostitucioni.

“I pandehuri E.N dyshohet se në vazhdimësi nga muaji nëntor i vitit 2023 e deri më datë 12.02.2024 në Obiliq dhe qytete të tjera të ndryshme të Kosovës, në cilësi të njërit nga administratorët e grupit “Albkings” në aplikacionin Telegram e duke vepruar në bashkëkryerje me personat NN ende të paidentifikuar, ka ofruar dhe shpërndarë tek personat e tretë pa autorizim fotografi, video intime dhe numër të telefonit të dy të dëmtuarave, si dhe të dhënat e identifikimit edhe të personave të tjerë-kryesisht të gjinisë femërore në grupin “Albkings” në rrjetin social Telegram, por edhe në rrjete të tjera sic është aplikacioni TikTok, për qëllime të prostitucionit siç janë emrat, mbiemrat, adresat dhe numrat e telefonave të tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 18/04/2024 18/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?