Policia e Kosovës dje në orët e pasdites ka arrestuar tre persona në Ferizaj pasi gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se “gjatë kontrollit tek të njëjtit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime me narkotikë të llojit Marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra mbështjellëse dhe një grinder për bluarje.”
Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes nga policia dhe janë dërguar në stacion për t’u intervistuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE
Ferizaj / 17.04.2024-18:20. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një automjet me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit tek të njëjtit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime me narkotikë të llojit Marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra mbështjellëse dhe një grinder për bluarje. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.