KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia
Politikë

Presidentja Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Kosova News
Kosova News 10:12 -18/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”.

Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.

“I bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha Osmani.

“Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, shtoi ajo.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) tha të mërkurën vonë se një zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës dhe katër zyrtarë të tjerë policorë janë duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

Ministria tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është duke u mbajtur “në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim”, tha MPB-ja.

Jankoviq – i cili vjen nga komuna e Shtërpcës – u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

MPB tha se fillimisht ishin ndaluar dhjetë zyrtarë policorë – shqiptarë dhe serbë – por, pesë prej tyre ishin liruar.

Osmani tha se “kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona ndaj është domosdoshmëri që Republika e Kosovës me institucionet e saj të jetë anëtare fuqiplotë e INTERPOL-it dhe e EUROPOL-it”.

Më 17 prill, udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë. Autoritetet e Kosovës thanë se ndalimi i tyre u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Serbia mohoi se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

“Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe për Punë të Brendshme përmes një reagimi të publikuar më 17 prill.

Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./Radio Evropa e Lirë.

Presidentja Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të rinj: Tani jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Kosova News 18/04/2024 18/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?