Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar se vetura e tij është djegur nga persona të panjohur.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin.
“Leposaviq / 17.04.2024 – 03:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se vetura e tij është djegur nga person/a të panjohur. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.