Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkure ka bërë homazhe në Poklek të Drenasit në nderim të masakrës së kryes nga forcat serbe, ku u vranë dhe u masakruan 53 civilë shqiptarë të paarmatosur.
Osmani tha se kushdo që thotë që në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek.
“Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish”, shtoi presidentja.
Ndryshe, më 17 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë, duke filluar prej foshnjave 6 muajsh e deri te pleqtë 75 vjeçar. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.